Health

Pse disa njerëz i urrejnë prekjet?

Pse disa njerëz i urrejnë prekjet?

Gjatë një improvizimi si lojë në “Big Brother VIP Albania”, njëri prej konkurrentëve, Kristi Aliaj, iu drejtua banores tjetër, Mikela Pupës, duke i kërkuar që të mos e prekte.

“Nuk ka nevojë të më prekësh,” tha ai me një ton zëri që tregonte se prekja e kishte bezdisur, por sidoqoftë u tregua i sjellshëm duke e shoqëruar kërkesën e tij me një “Të lutem”.

Nuk e dimë nëse Kristi është një nga ata njerëzit që i urrejnë prekjet gjithmonë apo në situata të caktuara (sepse në “Love Story” nuk dukej shumë kundër prekjeve/puthjeve), megjithatë në vijim do të ndalemi te kjo temë.

Disa gjëra në jetë janë të vështira për t'u kuptuar dhe si rezultat, askush nuk flet vërtet për to. Mosdëshira ndaj prekjes është një nga këto dhe shpesh keqkuptohet nga ata që e përjetojnë dhe jo vetëm. Ata që vuajnë mund të ndihen të hutuar dhe të turpëruar dhe të mos kuptojnë pse nuk duan të preken.

Nuk ka një përgjigje të thjeshtë për këtë temë, por në thelb neveria ndaj prekjes është një mospëlqim, ose në disa raste një frikë. Ashpërsia e simptomave mund të variojë nga mospëlqimi deri në neveri totale. Madje ka edhe një emër fobie për këtë gjendje kur është ekstreme, hapefobia.

Si pothuajse çdo gjendje tjetër, arsyet për të mos pëlqyer prekjet mund të jenë personale dhe të ndryshme nga njëri individ te tjetri:

1. Probleme me përpunimin ndijor: Gjendja kur truri ka probleme që kanë të bëjnë me informacioni që hyn dhe del. Si rezultat, mund të ndodhin ndjeshmëri ndaj mjedisit dhe veprimeve që ndodhin rreth tyre.

2. Çrregullimet e spektrit të autizmit: Ata që janë diagnostikuar me autizëm ose Asperger mund të kenë probleme të përpunimit shqisor dhe këtu përfshihet edhe prekja.

3. Problemet e shëndetit mendor: Neveria ndaj prekjes mund të jetë një simptomë e një problemi të shëndetit mendor. Për shembull, dikush që ka OCD mund të mos dëshirojë të preket sepse ka frikë nga mikrobet ose papastërtitë. Ata me çrregullime të ankthit social kanë probleme në lidhje me të tjerët dhe mund t'u duket kontakti shumë i pakëndshëm psikologjikisht.

4. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji: Fluksi i hormoneve mund të ndryshojë mënyrën se si truri merret me informacionin, duke nisur ose një episod jetëshkurtër të neverisë ndaj prekjes, ose një që zgjat më shumë.

5. Problemet e marrëdhënieve: Nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon mirë, mund të keni shqetësim kur ai/ajo ju prek.

6. Dhimbjet kronike: Kushdo që vuan nga probleme kronike të dhimbjeve fizike, është në një rrezik më të lartë për të përjetuar neveri ndaj prekjes. Kjo ndodh për shkak se truri po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur personin që të mos ndjejë më shumë dhimbje sesa po përjeton.

7. Trauma/abuzimi i mëparshëm: Mund të ndodhë për shkak të çrregullimit të stresit post-traumatik.

8. Thjesht nuk ndihen komod kur dikush i prek. 

P.S. Nëse dikush ju kërkon që të mos i prekni, respektojeni dhe mos e merrni për keq kërkesën e tyre; siç e lexuat më sipër, arsyet mund të jenë të ndryshme.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Why do some people hate touch?

Pse disa njerëz i urrejnë prekjet?

During an improvisation as a game in "Big Brother VIP Albania", one of the contestants, Kristi Aliaj, turned to the other resident, Mikela Pupa, asking her not to touch him.

"You don't need to touch me," he said in a tone that indicated he was annoyed by the touch, but he was polite nonetheless, accompanying his request with a "Please."

We don't know if Kristi is one of those people who hates touching always or in certain situations (because in "Love Story" she didn't seem very against touching/kissing), however, we will stop on this topic in the following.

Some things in life are hard to understand and as a result, no one really talks about them. Touch aversion is one of these and is often misunderstood by those who experience it and not alone. Sufferers may feel confused and ashamed and not understand why they don't want to be touched.

There is no simple answer to this topic, but basically touch aversion is a dislike, or in some cases a fear. The severity of the symptoms can range from dislike to total disgust. There is even a phobia name for this condition when it is extreme, hapephobia.

Like almost any other condition, the reasons for not liking touch can be personal and different from one individual to another:

1. Sensory processing problems: A condition where the brain has problems dealing with incoming and outgoing information. As a result, sensitivities to the environment and actions occurring around them may occur.

2. Autism Spectrum Disorders: Those diagnosed with autism or Asperger's may have sensory processing issues and this includes touch.

3. Mental health problems: Aversion to touch can be a symptom of a mental health problem. For example, someone who has OCD may not want to be touched because they are afraid of germs or dirt. Those with social anxiety disorder have trouble relating to others and may find contact very unpleasant psychologically.

4. Shtatzënia dhe ushqyerja me gji: Fluksi i hormoneve mund të ndryshojë mënyrën se si truri merret me informacionin, duke nisur ose një episod jetëshkurtër të neverisë ndaj prekjes, ose një që zgjat më shumë.

5. Problemet e marrëdhënieve: Nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon mirë, mund të keni shqetësim kur ai/ajo ju prek.

6. Dhimbjet kronike: Kushdo që vuan nga probleme kronike të dhimbjeve fizike, është në një rrezik më të lartë për të përjetuar neveri ndaj prekjes. Kjo ndodh për shkak se truri po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur personin që të mos ndjejë më shumë dhimbje sesa po përjeton.

7. Trauma/abuzimi i mëparshëm: Mund të ndodhë për shkak të çrregullimit të stresit post-traumatik.

8. Thjesht nuk ndihen komod kur dikush i prek. 

PS If someone asks you not to touch them, respect and do not take their request lightly; as you read above, the reasons can be different.