Çfarë po ndodh rreth nesh

Vildane Zeneli, momente romantike me 50 Cent

10 Prill 2015

Vildane Zeneli, momente romantike me 50 Cent

Reperi 50 Cent ka postuar në Instagram një foto me modelen kosovare Vildane Zeneli. Bukuroshja e cila prej vitesh ka një karrierë të suksesshme në SH.B.A. e ka ripostuar foton në fjalë ku shihet duke përqafuar dhe duke puthur reperin me famë ndërkombëtare.

“Ndonjëherë duhet të dëgjosh nga afër. Atëherë mund t’i ndjesh zemrën, ose sa shumë do,” ka shkruar 50 Cent në diçiturën e fotos.

Modelja duket se ka qenë e ftuar në një mbrëmje ttë organizuar nga reperi, në kuadër të prezantimit të një pijeje alkolike, që është sipërmarrja e tij më e re. Të dy duken të veshur tepër elegantë dhe mënyra sesi bukuroshja kosovare i është afruar artistit, të bën të mendosh se ka diçka më tepër se thjesht njohje mes tyre.

#showbiz