
Kim ishte e ftuar në podkastin e Angie Martinez dhe foli për një shqetësim që ajo ndien për krijimin e lidhjeve romantike, pasi mendon se “të dashurit e saj të ardhshëm” do të tremben nga Kanye West.
“Një pjesë e imja mendon: “Oh, Zot, të gjithë do të tremben sepse unë nuk kam ish-in më të thjeshtë (referuar sjelljeve të pahijshme dhe deklaratave që Kanye ka bërë ndaj ish-të dashurit të Kim, Pete Davidson).
“Nuk mendoj se është e drejtë të vendos dikë të ri i cili është super i pafajshëm në një situatë të tillë”, vijoi ylli 42-vjeçar. “Pastaj, një pjesë tjetër e imja thotë “Pse duhet ta përjetoj këtë?”.
Gjithsesi, Kim tha se edhe pse nuk mendon të martohet sërish, do të ketë një partner të përjetshëm. “Jam në paqe dhe po argëtohem derisa të ndodhë”, tha ajo.
Kim foli mes lotësh edhe për bashkëprindërimin e vështirë me reperin.
Kanye dhe Kim kanë qenë të martuar për 7 vite, derisa Kim kërkoi divorcin. Ata janë përfshirë në situata dhe deklarata të shumta dhe Kanye herë publikisht e herë privatisht, është përpjekur ta rifitojë ish-bashkëshorten e tij, por pa sukses. Kim ka folur disa herë për marrëdhënien e ndërlikuar me Kanye, me të cilin ka 4 fëmijë: North (9 vjeç), Saint (7 vjeç), Chicago, (4 vjeç) dhe Psalm (3 vjeç).
Artikuj të sugjeruar: