Kate Middleton ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka bërë asnjë reagim (përpos veshjes së saj) për dokumentarin “Harry & Meghan” në Netflix, por kjo nuk do të thotë se nuk është e lënduar.
Sipas burimeve, “Kate ndihet e lënduar dhe e tradhtuar nga Harry, sidomos për faktin që ishin të afërt”.
Edhe pse Meghan dhe Harry nuk folën shumë për Kate, sërish Meghan tha në mënyrë të tërthortë se ajo nuk donte ta përqafonte gjatë darkës së tyre në pallatin Kensington.
Nga ana tjetër, Harry u shpreh, si gjithmonë, jo drejtpërdrejt, se William-it iu bë presion që të martohej me Kate.
“Për shumë njerëz në familje, veçanërisht për burrat, ka një tendencë dhe nxitim që ata të martohen”, u shpreh Harry, duke shtuar edhe se për vendimmarrjet e tij, është frymëzuar (dhe i ngjan së ëmës) nga princeshë Diana.
“Diferenca (është) t’i marrësh vendimet me kokë ose me zemër. Mami im ka marrë vendime, shumicën e kohës me zemër dhe unë jam i biri i saj”, tha Harry.
Megjithëse nuk përmendi emra, tanimë në familje janë dy burra që përfliten shpesh: Mbreti Charles dhe princi William, ndaj është mëse e qartë.
Artikuj të sugjeruar:
- Pas gjithçkaje që ka ndodhur (& pritet të ndodhë), pallati mbretëror nuk ka më besim te princi Harry
- Princ Harry thotë se kjo ngjarje shkaktoi abortin e Meghan Markle
- Në foton e festave, Kate dhe William duken të buzëqeshur, por ç’thotë ekspertja e gjuhës së trupit?
- Nëse po pyesni veten a e kanë parë Kate dhe William dokumentarin “Harry & Meghan”, të përgjigjemi ne