
Jason Momoa nuk është vetëm seksi, aktor i mirë, mjeshtër i batutave, por edhe një zotëri burrë.

Të hënën, paparacët e kapën në aksion Momoa-n, duke çuar personalisht, me krahët e tij të fuqishëm, një pemë të madhe Krishtlindjesh, në shtëpinë e ish-bashkëshortes, Lisa Bonet.

Ylli i “Aquaman” përdori një litar për të lidhur pemën, e vendosi në kamion dhe e dërgoi në shtëpinë e Lisa-s, duke treguar se ende përkujdeset për ish-in.

Bonet dhe Momoa kanë qenë të lidhur për 16 vite dhe u martuan në vitin 2017, për t’u divorcuar pas 5 viteve. Por, edhe pas divorcit ata ruajnë raporte shumë të mira. Së bashku çifti ka edhe 2 fëmijë: Lola (15 vjeç) dhe Nakoa-Wolf (13 vjeç).
Artikuj të sugjeruar:
- Jason Momoa zhvishet live dhe ja ku e kemi një tjetër shans për ta parë *pothuajse* nudo
- Kjo foto *e pazakontë* e Jason Momoa do t’jua bëjë ditën më të bukur (ose jo)
- Pasi qethi anësoret për të “shpëtuar oqeanin”, Jason Momoa shfaqet me tatuazh në kokë
- Jason Momoa, pa flokët e gjatë, duket totalisht tjetër njeri
- Jo më të ndarë: Jason Momoa dhe Eiza González konfirmojnë rikthimin me një xhiro me motor