
Ndërkohë që Dua Lipa shijon lidhjen e saj me fansin më të madh, Jack Harlow, ne po merremi pak me trendet e bukurisë që ajo na ofron. Këtë herë, Dua është rikthyer në vitet ’90 dhe duket kaq yll.
View this post on Instagram
Ajo ka postuar disa foto me gjysmë bishtin ikonik, i cili ka qenë një prej tendencave më të preferuara të kësaj epoke.
View this post on Instagram
Dua shquhet për dashurinë e saj për vitet ’90 dhe 2000 dhe e ka treguar qartazi me stilin e veshjes dhe modelet e flokëve.
Por, duhet thënë që tani për festat e fundvitit dhe ftesave të pafundme nga kolegët dhe familjarët, ky model duket kaq i veçantë dhe lehtësisht i arritshëm, pasi mund të realizohet fare thjesht, me llastik flokësh ose kapëse.
P.S.: Mund të frymëzohemi dhe nga makeup-i, se fundja, Dua e di gjithnjë se çfarë zgjedh.
Por, përpos Duas, këtë model e kanë përqafuar edhe vajza të tjera të famshme:
Khloe Kardashian
View this post on Instagram
Lori Hoxha
View this post on Instagram
Kendall Jenner
View this post on Instagram
Ariana Grande (sigurisht)
View this post on Instagram
Por, pse është ky model kaq i preferuar?
1. Sepse i bën flokët të duken voluminozë.
2. Realizohet fare lehtë.
3. I jep fytyrës një pamje më fëmijërore dhe të lezetshme.
4. Përshtatet me çdo veshje.
Artikuj të sugjeruar: