High Tech

Elon Musk pyet nëse duhet të largohet si CEO i Twitter: Votat e njerëzve vendosin & ja rezultati

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2022

Elon Musk pyet nëse duhet të largohet si CEO i Twitter: Votat e

Elon Musk ka pyetur përdoruesit e Twitter nëse duhet të largohet nga posti i kreut të kompanisë, duke premtuar se do t'u përmbahet rezultateve të sondazhit.

Musk mori rolin e drejtorit ekzekutiv në fund të tetorit, pasi shkarkoi një mori drejtuesish të lartë dhe shpërndau bordin e drejtorëve. Brenda pak minutash nga postimi i sondazhit, më shumë se një milion njerëz votuan.

Rezultati deri tani:

Elon Musk pyet nëse duhet të largohet si CEO i Twitter: Votat e

Musk iu përgjigj një pretendimi se ai kishte zgjedhur tashmë një CEO të ri, duke thënë: “Askush nuk e dëshiron një punë që mund ta mbajë Twitter-in gjallë. Nuk ka pasardhës”.

“Kush do të merrte përsipër një kompani që po troket në derën e falimentimit dhe do të kritikohej rëndë për çdo lëvizje që do të bënte?” shkruan dikush. “Unë mendoj se ai dëshiron të largohet nga Twitter sepse po shkakton humbje te Tesla dhe SpaceX,” thotë një tjetër.

Artikuj të rekomanduar: