Relationships

Ngjarja që më ndryshoi thellësisht si njeri

Letra 1
Mirmbrema te gjitheve! Historia e jetes time eshte e mbushur me ngjarje qe jo vetem me kane ndryshuar jeten por gati dhe me kane shkaterruar. Gjithsesi ajo qe ma ka ndryshuar jeten,ndoshta dhe pergjithmon eshte qe prej me shume se nje viti kam disa qeliza kancerogjene ne veshka dhe familja ime nuk e di kete gje. Fillimisht mora mjekime e pasi rezultatet nuk kishin ndryshuar i lash fare. Dita-dites po perkeqesohem dhe nuk kam ndermend te bej dicka per kete gje. Kam kaluar shume semundje e tani u dorezova. Ndoshta prinderit nuk do ma falin qe nuk u tregova por i kam renduar aq shume saqe tani dhe kur me dhemb koka nuk ju them. Shendet e te mira te gjitheve. Anonime te lutem

Letra 2
Pershendetje te gjitheve! Ishte dita me e lumtur per nje moter qe te shoh vellain e saj te lumtur me ne krah dashurine e tij. Gjithe pergatitjet e dasmes se vellait vazhdonin per mrekulli, e filluam ahengun qe te henen dhe te gjithe ishim te lumtur. Por atehere kur te gjithe ishim te lumtur ndodhi "gjema". Ishte dite e enjte rreth ores 23, ahengu vazhdonte por sic ndodhin rendom sherret midis djemsh, ashtu ndodhi. Djali i xhadhit u "kap" me nje djal tjt nga fshati im, per fat nk i lane te goditeshin por shkembyen disa sharje. Me pas bashkfshatari im u largua dhe shkoi fiku dritat ne gabinen e fshatit. Njerezit filluan te largoheshin por disa te aferm tanet u nisen per te rregulluar dritat (midis tyre dhe djali xhazhit). Midis shtepise dhe gabines, diku 300 metra kish zen vend ai, krimineli. I ndaloi me arme ne dore dhe pa menduar 2 here e shkrepi automatikun drejt tyre. Djali i xhaxhit mori 9 plumba e nk mbijetoi . Te tjeret shpetuan per fatin e tyre te mire. Dhe pse kjo ngjarje ka mbi 10 vjet ka lene shenje ne jeten time. Pasi tani kam frike nga erresira dhe krismat e armeve:-( . Faleminderit per kohen tuaj!

Letra 3
Pershendetje Anabel eshte hera pare qe iu shkruaj pasi dhe un kam dicka qe me ka ndryshuar teresisht vetem,isha 14 vjece dhe ime me vuante nga skizofrenia dhe depresioni nje dite kur u ktheva nga shkolla e gjeta te varur ne litar, isha vetem ne shtepi dhe nuk dija cte beja ajo ndodhi me shokoi ,pas shum seancash me psikologun arrita ta merrja disi veten por ajo qe me vret me shum jane fjalet e njerzve "filanka vrau veten se ishte kshu ashtu ashtu etj etj" ,ka raste kur behem shum e dhunshme kur I degjoj njerzit te flasin, kam filluar te behem e dhunshme edhe ne situata shum normale,cdo gje me ngren nervat,koket e fundit u diagnostikova me migrene,Ajo ngjarje ndryshoi pergjithmone jeten time ,Anonim te lutem!

Letra 4
Mirembrema Anabel.Jam rritur ne nje familje normale me ligje dhe norma per nderin.Jemi 2 motra 1 vella.Ne 96 u fejova dhe vellai iku ne Itali. Une mbas nje viti erdha ke im shoq ne Itali bashk me motren ke i fejuari i saj.Mbas 2 muajsh vjen dhe babi me mamin me dokumenta fallso.Gjeja qe na çuditi se kishte shitur shtepine makinat pa i thene njeriu.Une e doja aq shume babin dhe mamin tim sa rrinim bashk ne nje shtepi.Mbas nje viti ky iken e mer canten me rrobat e veta ne nje qytet tjeter po ketu ne Itali pa i thene asnjerit.Shkojm e takojm te tre femijet e pyesim pse ike pergjigjia e tij ishte"Jam i ri e kam jeten perpara"!!!!!!Na la me goje hapur.Ai burre me ligje te forta nderi na doli qe mbas 30 vjet martese e 3 here gjysh e la mamin tim sikur nuk e ka dashur kurr.Mami im kaloj nje depresion te madh akoma tani me qetesues mbas 11 vjetesh qe ai ka ikur ajo e pret akoma.Mua me ka ndryshuar jeten sepse une nuk kam besim ke burri im e trajtoj ate sikur do me bej te njejten gje si beri im ate.Ne femijet te tre nuk i flasim.Heren e fundit qe fola i thash qe per mua ke vdekur.Jo pse la mamin vetem pse iku si hajdut pa dhene shpjegim.Sot ai jeton me nje rumene dhe meret me trafik droge ne moshen 65 vjeç. Me ka lene pa fjal! Faleminderit po e postove anonim te lutem

Letra 5
Ngjarja qe ndryshoi jeten time  Ka filluar ne vitin 2010  Shkova ne Tr me mamin e motren dhe te fejuarin .. Kishim degjuar se nj komshija jone ishte bere operim nga kanceri ne gji dhe menduam ti benim nje vizit . Ne ate kohe un isha pak pa qef me nxihej krahu i djathte dhe me dhimbte gjiri . U futem te dhoma bem adetet dhe dolem . Kur dalim ne koridor mamaja e ksaj vajzes me thot te hyj te bej nj vizit.Une nuk pranova . Me thot larg qofte po kshu i filloi edhe vajzes time .Mami dhe i fejuari kemgulen . Aty filloi tmerri im anabel .Me rrenqethet mishi edhe sot e ksaj dite .Pas vizites me orientoi x te ber mamografi ..Vajta e bera dhe ja tregova ketij doktor kasapit. Me tha thirre pak mamin dhe te fejuarin .ok i thirra . I tha degjo moj zonj po ta them sikur me qene vajza ime .mamit nj fytyr i ikte e nj i vinte .kjo ka gjendra kanceri  Mami ulet n karrige nk i mbanin me gjunjet i fejuari me perqafon dhe i mbushen syt me lot dhe un qe i them atij kasapit qe nk ka mundesi un jam mir kam thjesht dhimbje krahu ok me raste se leviz dot por deri ktu .dalim nga spitali shkojm n shpi me zemren cop mami ja shpjegon babit .Dhe kshu vazhdon karvani vuajtjeve x nj vit e gjysem . Merja ilace dhe u fryja si lop .Lart e posht neper spitale jav x jav . Deri sa doktor kasapi i thot mamase time nuk mund te bejm dot asgje duhet operuar e imagjinoni dot sps un joooo. Nk pranova dhe pse e gjith familja kemgulte .Bera bera ika jasht shtetit tek xhaxhai im . Bera te gjitha analizat i tregova cdo ilac qe kisha marr dhe e dini cme tha  Vajze je ne gjendje shum te mire shendetsore nk ke asnj gjender kancerogjene .Krahu te dhemb sepse ke nj ind te keputur nga ndonj peshe e ngritur ndoshta . Aty u gezova pa mas marr mamin ne tel dhe i jap lajmin e mir . Esht gjeja qe ka len shenj ne jeten time .. pas shum vuajtjesh mori fund ankthi dhe stresi vdekje ne shtepin time .Faleminderit Zot .. me falni ns u zgjata . Flm ns e poston .Naten e mire.

Letra 6
Mirembrema smile emoticon Flm nese e poston Zhakline!! dhe anonim te lutem !! Ndoshta historia ime eshte pak e gjate, ndoshta disa prej jush do te te lodhen duke e lexuar, disa prej jush do me tallin, disa prej jush do mendojne se eshte perralle, por vertet kjo eshte perralla e jetes sime. Jam rritur ne Korce,ne shtepine e femijes. Atesia dhe amesia ime figurojne bosh,nuk i njoh kush jane dhuruesit e geneve te mija. Kam degjuar se mamaja ka vdekur duke me dhene jete mua e ndersa babai nuk me njohu si femijen e tij. Keshtu mbeta fillikat. U rrita ne jetimore, e cdo dite feste na vizitonte nje zonje e mire e cila na sillte dhurata dhe rroba. Me te u miqesova shume,aq sa tek ajo imagjinoja shpesh here te emblen nene. U perpoq te me biresonte por disa here pa sukses. Ne fakt jeta me goditi serisht. Ne dhjetor 2010, kur ende isha 15 vjec duke u kthyer nga shkolla ndjej dike te vinte pas meje. Ishte aq afer sa mund tja ndjeja frymemarrjen. Nuk arrita te kthehesha se ndjej nje dore e cila me terheq canten e shpines dhe me hedh per toke. ishte nje djale rreth te 30-ave.Me ka terhequr zvarre per disa metra per flokesh e shpesh here me gjuante me shuplaka ne koke. Me shtriu ne ane te nje parku te vogel jo sh larg jetimores dhe nisi te perfitonte nga une. Nuk kishte gje me te shemtuar. U perpoqa te largohesha por me kot. Kapa nje cope guri dhe e gjuajta disa here ne koke. E kisha goditur aq fort sa ai humbi shikimin, u verbua per fajin tim. humba ndjenjat. Jam zgjuar nga zhurma e makines se policise. Me cuan ne polici dhe atje me kane mbajtur per disa ore.  Nuk u ktheva me kurre ne jetimore. Kerkova zonjen e mire qe gjithmone me eshte gjendur prane. Me shume perpjekje shkova ne Tirane dhe e gjeta. Ajo ma hapi deren dhe u kujdes qe te me biresonte. Tani jetojme bashke, punoj dhe studioj dhe i jam mirenjohese dhe per rrobat qe kam veshur.

Por qe prej asaj dite nuk duroj dot te me preki askush, jam ne depresion te thelle, shume agresive! Jam vizituar shpesh here te psikologu por me kot,nuk ka shprese per mua! Ndonjehere me duket se jam ne gjendje te vras kedo qe mund te me kujtoje Ate! I kerkoj Zotit meshire dhe te falur per mekatin e bere!!! Se une e kam falur mekatarin tim! naten e mire

Letra 7
Mirmbrema anabel,  Ajo gjeja qe mua me beri te ndryshoj esht shum e hidhur per mua..Isha vetem 13 vjec, vajz e rritur mes nje babai me vese kumari, gjithashtu dhe nje vella me te njejtin problem, dhe me nje nen hekur, e rritur si endacake shit nje shtepi per shkak te borxheve te babait, bli nje tjeter, shit prap bli prap etj, borxhet e tim eti, as buk nuk na linin te hanim, mbaj mend nje burr qe babi i kishte borxh me kapi ne rrug e me tha te percillja nje mesazh ne shtepi, un i ulerita dhe i thash ik zhduku e merru me ate qe te ka borxhin..ai njeri i ulet me goditi 5 her me shuplak sa kishte force, pata hemoragji nga hunda, vajta ne shtepi ndihesha cop shkulja floket cirrja fytyren nga inati, kur erdhi mami i tregova ne dark, ajo u be vrer qante fliste me vete, i ra te fiket, pas 2 ditesh ajo shiti 2 qeska gjak nga trupi i saj, dhe pagoi borxhin..aty ndryshoi gjithcka, 13 vjeç e gjysem un vendosa dhe fillova pune. Sot jam 21 vjec studente, akoma ne pune..po me tnjejtat probleme, por jam force mbeshtetje dhe mbrojtje per nenen time.

Letra 8
Anabel në atë kohë gjendesha diku jashtë shqipërisë, me një grusht ëndrrash të copëzuara në xhep, ca qindarka nëpër duar dhe nje ide të këqë që më vinte vërdallë ndërmend prej kohësh si mizë e bezdisshme. Isha ulur në një stol poshtë një peme e afër një lumi, dhe bënte ftohtë, tmerrësisht ftohtë. Shkoja gjithmonë aty sa herë kisha nevojë të kthjelloja mendimet. Kësaj here ishte ndryshe, familja ime kishte nevojë për mua, dhe mbi të gjitha une kisha nevojë për veten time, e kisha humbur ate. Thyeva edhe rekordin tim të kohëzgjatjes pa u përlotur, pasi hera e fundit ishte kur isha 8 vjeç por atë natë mbaj mend që kam qarë, dhe kam qarë si asnjëherë tjetër. Djali shembullor i lagjes, i bukuri i mamit, i forti babit, i dhjeri i fisit.... kishte dështuar haptazi si të kishte mbi shpatulla një mallkim, dhe sytë më ishin errur. Më pas …..qetësi......u çova, vrapova drejt e në shtëpinë qeranë e së cilës nuk e paguaja dot prej tre muajsh, mora laptopin, disa çokollata, biçikletën dhe dola prapë. Në cepin e një sheshi plot me njerëz, në shkallët e një biblioteke kombëtare, nën sytë e të gjithëve, aty në mes të ditës, aty unë kryeva veprën time. Hackerova sistemin mbrojtës dhe databasen e një agjensie financiare me famë europiane duke u vjelur brenda 72 orëve një shifër të konsiderueshme me 6 zero. Jam i detyruar të limitohem në detaje.... ju them vetëm që ngjarja pati rezonancë në mediat e asaj kohe aq sa fenomeni hyri tek “vjedhjet e shekullit”. Muaj me vonë, familja ime kishte zënë qetësi, unë sigurova mbijetesën për pak vite, dhe pjesa më e madhe kishte përfunduar nën llogarinë e disa qindra femijeve minorene e ardhmja e së cilëve deri atë ditë ishte jo e sigurt duke parë gjëndjen në të cilën jetonin...  Unë nuk dola i palarë nga kjo histori, dhe nuk flas për ndeëgjegjen pasi ajo ishte mëse e qetë sepse shifra e 'huazuar' është komplet e rimbursueshme nga kompanitë e sigurimeve. Unë dola i larë, kisha flakur tutje prej trupit tim instiktin primitiv të mbijetesës, frikën ndaj vdekjes ndaj gjithçkaje, egoizmin... Dhe nuk ishte shifra modeste që mbajta për vete ajo që më ndryshoi jetesën, por fakti që kuptova që nëse mund t'ia dal duke manipuluar sistemin , atëhere mund t'ia dal edhe duke zbatuar rregullat. Hyra zhul e dola i lare, kristal... Zoti Luis

Letra 9
Mirmbrema ! Po ju shkruaj pak me vones por tani mora guximin. Historia ime nis ne moshen 19 vjecare . Jeta ime aty mori tjeter drejtim. Nuk kisha qen asnjehere e lidhur . Doja qe ne jeten time te kishte vetem nje mashkull . Kur fillova universitetin ritakova nje shok femijrie . Ram ne dashuri . Kishim nje vit lidhje . Ai donte te kryenim marrdhenie por une doja ta dinin familjaret e mi per ate dhe me von te behesha e tija . Mund te dukem per disa prapanike por kjo jam une . Nje dite marr vesh qe babi tradhtonte mamin . Smund ta besoja . Takohem me ate cunin. Filloj dhe pi. Dehem. Hera e pare qe pija . Kur zgjohem ne mengjez kuptoj qe kisha humbur virgjerin dhe ai pa t keq me thot : nk kisha ndermend te te prisja me ty, m lodhe . Ja fala ket sepse fajsoja veten per ate qe ndodhi . Por me von fb i tij mbetet hapur ne telefonin tim. Cte shifja ...kishte 7 muaj me nje tjeter . Pash cdo mesazh te tyre u cmenda . Kete sja fala dot . Skam derdhur asnje pik loti per ate njeri . Vetem kur mendoj qe per te lar borxhet e kumarit te atij une rrija pa buke , perfundova ne spital ...m vjen te vras veten . Mbas nje viti e ca me ne fund pranova te lidhem me nje cun tjeter . Por skam besim dhe kur e puth qaj se me duket sikur do me lendoj . Jam tjeter njeri tani . Dhe akoma cdo gje te bukur qe kam ai ma prish . Flm anabel ... Anonim te lutem

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb