Një nga pretendimet e Meghan Markle në dokumentarin e tyre në Netflix, “Harry & Meghan”, ishte pohimi se stafi i mbretërisë e këshilloi që të mos vishej me të njëjtën ngjyrë si anëtarët e tjerë të mbretërisë në daljet publike.
“Nuk mund të veshësh kurrë të njëjtën ngjyrë si Madhëria e Saj, nëse ka një event ku jeni grup,” tha Markle. "Por gjithashtu nuk duhet të vishni kurrë të njëjtën ngjyrë si një nga anëtarët e tjerë më të mëdhenj të familjes."
Ky episod u transmetua javën e kaluar. Të enjten në mbrëmje, shumë anëtarë të familjes mbretërore morën pjesë në një shërbesë fetare. Gjejeni çfarë – të kombinuar me të njëjtën ngjyrë.
Siç e shihni, dukesha Kate Middleton ka një pallto të ngjashme me atë të vajzës së saj, princeshës Charlotte. E motra e Kate, Pippa, si edhe Zara Tindall, mbesa e mbretëreshës së ndjerë, u shfaqën gjithashtu me nuancë të ngjashme.
Madje edhe kravata e Princit William ishte në nuancë të njëjtë.
Ngjyra e përzgjedhur ngjason me viva magenta, ngjyra e vitit 2023, por dyshojmë që mbretërorët të kenë ndjekur tendencat e modës me këtë paraqitje.
Sa janë shanset që përzgjedhja e përbashkët të ketë qenë rastësore?
- Princ Harry thotë se kjo ngjarje shkaktoi abortin e Meghan Markle
- Në foton e festave, Kate dhe William duken të buzëqeshur, por ç’thotë ekspertja e gjuhës së trupit?
- Pra, kështu ia paskërkan shënuar emrat në telefon njëri-tjetrit Meghan dhe Harry
- ‘Ikën nga mbretëria për privatësi, tani bëjnë dokumentar’: Harry-Meghan u përgjigjen kritikave