
1. “One Day"
Për çfarë flet: Shfaqet e njëjta ditë (15 korrik) e dy miqve nga universiteti në vite të ndryshme.
Shiheni nëse: Doni të ripërjetoni sa shumë ju shijojnë momentet me të dikë që ju kupton.
2. “Silver Linings Playbook”
Për çfarë flet: Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence kërcejnë deri sa dashurohen. Janë paksa të çmendur, por kjo i bën perfekt për njëri-tjetrin.
3. “Mamma Mia!”
Për çfarë flet: Sophie fton tre burra nga rinia e të ëmës në dasmën e saj për të zbuluar cili prej tyre është babai i saj.
Shiheni nëse: Keni miqësi të fortë jo vetëm me miqtë, por edhe me mamin.
4. “To All The Boys I’ve Loved Before”
Për çfarë flet: Lara Jean ka shkruar pesë letra dashurie dhe për çudi, përfundojnë në duart e të adresuarve. Jeta e kësaj adoleshenteje merr të tatëpjetën.
Shiheni nëse: Nuk shprehni dot ç’keni brenda, edhe nëse përpiqeni shumë.
5. “P.S. I Love You”
Për çfarë flet: Në ditëlindjen e saj të 30, një grua e ve merr vesh se bashkëshorti i ndjerë i ka shkruar disa letra për t’i lehtësuar dhimbjen pas vdekjes së tij.
Shiheni nëse: Doni të dini si të bëni përpara pas humbjes së një njeriu të shtrenjtë. Gjithashtu, nëse s’e keni problem të qani.
6. “Sleeping With Other People”
Për çfarë flet: 12 vite pasi fjetën një natë bashkë, një burrë dhe një grua ritakohen dhe vendosin të mos e ripërsërisin atë mbrëmje. Ose të paktën, përpiqen.
Shiheni nëse: S’përkushtoheni dot, por s’doni të ndiheni në faj.
7. “Definitely, Maybe”
Për çfarë flet: Një baba i tregon të bijës si u njoh me nënën e saj, duke rrëfyer lidhjet e tij romantike me tre gra të ndryshme rreth asaj periudhe.
Shiheni nëse: Keni frikë mos ti dhe partneri yt i ëndrrave njiheni në Tinder a Facebook.
8. “Atonement”
Për çfarë flet: Një vajzë e re akuzon një djalë për një krim të tmerrshëm pasi zbulon një letër dashurie dhe dëshmon një çast intim mes tij dhe motrës së saj.
Shiheni nëse: Doni të luftoni për gjënë e duhur.
9. “Blue is the Warmest Colour”
Për çfarë flet: Një 15-vjeçare franceze kërkon një të dashur, por përfundon me një bukuroshe flokëblu më të madhe se ajo në moshë dhe dashurohet thellësisht.
Shiheni nëse: Shpresoni të njiheni me dashurinë e jetës në një bar.
10. “Carol”
Për çfarë flet: Dy gra – njëra e martuar dhe e pasur, tjetra beqare dhe kasiere – nisin një lidhje jashtëmartesore të ndaluar e pasionante në vitet ’50.
Shiheni nëse: Doni të ndërmerrni risqe, pavarësisht pasojave.
11. “Set It Up”
Për çfarë flet: Dy asistentë kthehen në mblesa të fshehta për shefët e tyre.