Celebrity

Princ Harry thotë se kjo ngjarje shkaktoi abortin e Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2022

Princ Harry thotë se kjo ngjarje shkaktoi abortin e Meghan Markle

Duka i Sussex-it pretendon se stresi për veprimet ligjore kundër gazetës Mail on Sunday shkaktoi abortin e saj.

Në tre episodet e fundit të dokumentarit të Netflix, “Harry & Meghan”, Harry foli për gjyqin e Meghan kundër Mail on Sunday dhe Mail Online mbi publikimin e letrës së saj drejtuar të atit, Thomas Markle.

“Unë besoj se gruaja ime pësoi një abort për shkak të çfarë bëri The Mail. E pashë të gjithë. Tani, a e dimë absolutisht se aborti u shkaktua nga kjo – sigurisht që nuk e dimë”, tha ai. “Por duke pasur parasysh stresin që shkaktoi, mungesën e gjumit dhe kohën e shtatzënisë, mund të them nga ajo që pashë, se aborti u krijua nga çfarë ata po përpiqeshin t’i bënin asaj. ”

Në shkurt të vitit 2021, Meghan fitoi gjyqin. Ajo dhe avokatët e saj akuzuan tabloidin për shpërdorim të informacionit privat, shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të të dhënave personale. The Mail on Sunday ka trajtuar vazhdimisht figurën e Meghan Markle duke publikuar/shpikur histori të ndryshme, me në qendër të atin e saj.

Meghan foli për herë të parë për abortin në një ese për New York Times me titull “Humbjet që ndajmë” ku ndër të tjera shkroi, “Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin.”

“Unë u ula në dysheme me Archie-n në krahë, duke dëgjuar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me ndjesinë time se diçka nuk shkonte."

Artikuj të rekomanduar: