Përshëndetje admirues të sportit dhe adhurues të futbollistëve. ;)
Ky Botëror ka qenë plot surpriza të papara, duke nisur që nga eliminimet e skuadrave të mëdha si: Italia, Spanja, Gjermania e Portugalia, deri te performanca e përkryer e Japonisë dhe Marokut.
Por, si çdo gjëje të bukur, edhe Kupës së Botës po i vjen fundi dhe në datë 18 luhet finalja e madhe mes Argjentinës dhe Francës.
Përballë Lionel Messi-t, lavdisë, driblimeve dhe paraqitjes së tij fenomenale, do të vihet përballë brezi i ri: Kylian Mbappé, i cili është vetëm 23 vjeç, ama ka mundur të jetë prezent në tanimë 2 botërorë dhe të shkëlqejë.
Gjithashtu, secili ekip ka disa detyra të caktuara, ndonëse përflitet se Messi dhe Mbappé do të jenë kokë më kokë, në një përballje titanësh.
Argjentina, nga një anë, duhet të ndalë furinë e Antoine Griezmman, si dhe saktësinë e Olivier Giroud, si dhe t’i dhurojë Messi-t lavdinë e merituar, pra Kupën e Botës, duke qenë se ky është Botërori i fundit në të cilin futbollisti legjendar do të luajë.
This man has been ?????????? ?
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 15, 2022
What a tournament Antoine Griezmann is having! ???#FIFAWorldCup | #Qatar2022 pic.twitter.com/6tPCKBIjGx
Franca, duhet të thyejë mbrojtjen e Argjentinës, si dhe të kalojë furtunën që shkakton Messi në fushë, si dhe pasimet e sakta që Messi i jep Julián Álvarez, të cilat në të shumtën e rasteve, rezultojnë gola spektakolarë.
Në një analizë të thjeshtë, mund të themi se është paksa e vështirë të përcaktohet fituesi, pasi të dyja ekipet kanë dhënë maksimumin. Argjentina theu Kroacinë (e cila eliminoi Brazilin) në rezultatin 3-0, ndërsa Franca depërtoi mbrojtjen surprizuese të Marokut, në një përballje tejet të vështirë.
Të dyja shkuan në finale dhe do t’i servirin tifozëve një betejë fantastike mes të tashmes (Messi) dhe të ardhmes (Mbappé).
Por, nga ana tjetër, të dyja skuadrat janë ringritur pas humbjeve të mëdha dhe të papritura: Franca përballë Tunizisë dhe Argjentina përballë Arabisë Saudite.
Përballja e Argjentinës me Francën do të jetë pa disktutim një prej ndeshjeve më të forta në këtë Botëror dhe sigurisht, njerëzit janë të ndarë në dy grupime:
Ata që mendojnë se Argjentina përmbyll ciklin e Messi-t me një fitore të merituar:
Ata që besojnë se Franca është më e fortë se kurrë: