Kate Middleton dhe princi William publikuan kartolinën e festive dhe si gjithmonë, në çastin perfekt, disa ditë pas publikimit të dokumentarit “Harry & Meghan”.
View this post on Instagram
Në foto shohim familjen të buzëqeshur dhe të lumtur, ku Kate dhe William janë të veshur me xhinse dhe këmishë dhe pozojnë të çlirët, së bashku me fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis.
Por, ç’thotë ekspertja e gjuhës Judi James? Ajo mendon se pas fotos fshihet tension dhe tha për “The Sun” se fakti që William ka vendosur dorën në xhep, tregon se ai ka “dëshirë të fshihet” nga diçka, gjithashtu, vështrimi dhe buzëqeshja e tij janë të shpërqendruara. Meqë ra fjala te buzëqeshja, ajo duket shumë e sforcuar dhe nuk i drejtohet askujt.
Nga ana tjetër, buzëqeshja e Kate është “pak më e tensionuar se zakonisht” dhe “lëvizja asimetrike në buzët e saj”, tregon se emcionet e saj janë të përziera, por mund të lidhen edhe me peripecitë e një nëne që ka mbledhur të tre fëmijët e saj për të bërë foton festive. “Gjithsesi, në sytë e saj ka një ndjenjë të fortë krenarie”, tha ekspertja.
Por, përpos tensionit, sipas Judi-t, familja duket e bashkuar dhe veshja e lirshme dërgon mesazhin se janë 5 individë të ndryshëm, autentikë, me personalitet të fortë.
Duhet të rikujtojmë se fotoja është shkrepur më herët, ama postimi i saj pak ditë pas dokumentarit, na bën të dyshojmë për një kunjë me klas, alla mbretërore.
Artikuj të sugjeruar:
- Pra, kështu ia paskërkan shënuar emrat në telefon njëri-tjetrit Meghan dhe Harry
- ‘Ikën nga mbretëria për privatësi, tani bëjnë dokumentar’: Harry-Meghan u përgjigjen kritikave
- Nëse po pyesni veten a e kanë parë Kate dhe William dokumentarin “Harry & Meghan”, të përgjigjemi ne
- Meghan Markle thotë se princi William dhe Kate Middleton nuk donin ta përqafonin