Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, falë rënies së çmimit të aksioneve të Tesla-s, që e çuan sipërmarrësin në vendin e dytë.
Musk, CEO i Tesla dhe Twitter, u zëvëndësua në listë nga miliarderi francez Bernard Arnault këtë javë, sipas të dhënave nga Forbes.
Arnault është CEO i prodhuesit të mallrave luksoze LVMH dhe ka një pasuri neto prej 187.1 miliardë dollarësh.
Ndërkohë, Musk humbi 7.4 miliardë dollarë të hënën - rreth 4% të pasurisë së tij totale neto. Sipas Forbes, pasuria e tij është 181.3 miliardë dollarë.
Aksionet e Tesla-s tani vlerësohen me 60% më pak se sa ishin në fillim të vitit. Analistë të Bloomberg vlerësojnë se shifra mund të ulet edhe më shumë.
Biznesmeni indian Gautam Adani u bë personi i tretë më i pasur në botë në fillim të këtij viti. Lista e 5 më të pasurve vazhdon me Jeff Bezos, CEO-n e Amazon dhe Warren Buffett, CEO i Berkshire Hathaway.
Burimi: Fortunes, BBC