News

Shqiptarët, në vend të dytë pas Zvicrës: Ç’do të thotë të vetë-ndihesh mirë?

Shqiptarët, në vend të dytë pas Zvicrës:
Photo Credits: NIH

Nëse ka një statistikë që mund t'ju surprizojë sot, është pikërisht kjo: Shqiptarët renditen në vend të dytë në Europë, pas Zvicrës, si njerëz që perceptojnë se ndihen mirë me shëndet.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati 83% e shtetasve shqiptarë mbi 16 vjeç deklarojnë se vetë-perceptojnë se janë mirë ose shumë mirë me shëndet, nga 69% që është mesatarja europiane. Për meshkujt, ky perceptim është më i lartë se për femrat.

Në rajon, më keq ndihen serbët, ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Të dhënat për Kosovën nuk janë paraqitur.

Një shpjegim i mundshëm i të dhënave, të cilat i referohen vitit 2020, mund të lidhen edhe me moshën e popullsisë. Për shembull, Serbia ka popullsinë me moshën më të vjetër, ndërsa në Shqipëri vendi ka një popullsi relativisht më të re në moshë. 

Vendi ynë ka popullsinë e katërt më të re në Europë, me rreth 38 vjeç, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8) dhe Islandës (36.7).

Në këtë kontekst: Çfarë do të thotë të vetë-ndihesh mirë?

Studimi i referohet një perceptimi rreth shëndetit në përgjithësi. Sipas Eurostat, ky perceptim u referohet bindjeve dhe deklaratave personale të një individi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Është një term subjektiv, por një tregues i fortë që pasqyron gjendjen e mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të një individi.

Mënyra se si njerëzit e perceptojnë shëndetin e tyre ndikohet nga një sërë faktorësh kompleksë, ndër të tjera kushtet mjedisore, kulturore dhe socio-ekonomike. Nuk është për t'u habitur, se sa më shumë të rriteni, aq më i ulët është perceptimi i të qenit me shëndet të mirë.

Burimi: Revista Monitor, EUROSTAT

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albanians, in second place after Switzerland: What does it mean to feel good about yourself?

Shqiptarët, në vend të dytë pas Zvicrës:
Photo Credits: NIH

If there is a statistic that may surprise you today, it is precisely this: Albanians rank second in Europe, after Switzerland, as people who perceive that they feel good about their health.

According to data published by Eurostat, almost 83% of Albanian citizens over 16 years of age declare that they self-perceive that they are in good or very good health, from 69%, which is the European average. For men, this perception is higher than for women.

In the region, Serbs feel worse, followed by Montenegro and North Macedonia. The data for Kosovo are not presented.

A possible explanation of the data, which refers to the year 2020, can also be related to the age of the population. For example, Serbia has the oldest population, while in Albania the country has a relatively younger population. 

Our country has the fourth youngest population in Europe, with about 38 years old, after Kosovo (30.5 years - year 2020), Turkey (32.8) and Iceland (36.7).

In this context: What does it mean to feel good about yourself?

The study refers to a perception about health in general. According to Eurostat, this perception refers to an individual's personal beliefs and statements about their health status. It is a subjective term, but a strong indicator that reflects the state of physical, mental and social well-being of an individual.

The way people perceive their health is influenced by a number of complex factors, including environmental, cultural and socio-economic conditions. Not surprisingly, the older you get, the lower the perception of being in good health.

Source: Monitor magazine , EUROSTAT