
Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri ishin vërtet një prej dysheve më interesante në “Big Brother VIP Albania”, pasi i dhanë lezetin dhe kripën e duhur gjellës së krijuar në program, me zënkat dhe kunjat e tyre.
Marrëdhënia e tyre “tërhiq e mos e këput” sillte situata mjaft të lezetshme dhe që të jemi të sinqertë, edhe disa reagime dhe provokime që nxirrnin në pah karakterin, humorin dhe nervat e të dyve.
View this post on Instagram
Por, edhe pse "Big Brother VIP Albania" mbaroi, fatmirësisht, “Dance Albania” nuk na lejon ta harrojmë dyshen, pasi jo më larg se mbrëmë, Monika Lubonja erdhi si një surprizë e këndshme (jo për Ilirin), e "armatosur" me ëmbëlsira.
Aktorja, si përherë, vendosi të dilte nga kornizat dhe siç (jo shumë shpesh) e do zakoni, ftoi në një vallëzim Ilir Shaqirin, duke rikujtuar ca nga kunjat e vjetra, por duke mbajtur ekuilibrin sepse i dha edhe pak bakllava e kadaif, si për t’i shtuar ca sheqer raportit të tyre të kriposur nga të gjitha fjalët e hidhura që hidheshin e priteshin.
Monika, ashtu kryeneçe, si një grua që e di çfarë do, e ftoi në kërcim Ilrin dhe u shpreh se nuk do e linte skenën derisa balerini të thoshte “po” (kjo mund të ishte ok për Ilirin, por Alketa sikur u sikletos pak).

Iliri, ca i shokuar e ca si mbi gjemba, hodhi një si spond dhe tha se “duhet t’i dyfishonin rrogën për vështirësi pune” (e dëgjove Vera?!), gjithsesi u çua dhe vallëzoi me Monikën.
Pra, me pak kadaif, bakllava dhe me shumë vetëbesim dhe këmbëngulje, Monika arriti ta sheqeroste pak marrëdhënien me Ilirin, por të gjithë e dinë se në përballjen e radhës do të nxjerrin prapë kryet kunjat e vjetra. Deri atëherë, le të shijojmë kërcimin e dy miqve dhe rivalëve.