
Për ju që nuk besoni te manifestimi, kemi një lajm që ndoshta do t’ju bindë të nisni metodat e manifestimit: Burimet thonë se Dua Lipa është lidhur me Jack Harlow, artistin që i ka dedikuar edhe një këngë këngëtares me famë botërore.

Sipas “Page Six”, Dua po del me Jack dhe ka disa prova të vockla: Ai shkoi në New York, më pas dyshja u takua në një darkë, duke shkuar në vendtakim në të njëjtën kohë, por veç e veç (skema të vjetra ;) dhe të kuptueshme) dhe të njëjtën procedurë kanë ndjekur kur kanë lënë restorantin.
Thuhet se edhe dyshja komunikon vazhdimisht dhe se “Jack është shumë i interesuar ndaj Duas” dhe domosdo, po bën gjithçka që t’i lërë asaj një përshtypje të mirë dhe siç ka thënë në këngën e tij, “do që të ketë shumë më shumë se vetëm një bashkëpunim me Duan”.
Pra, miq, kjo është shenja që të besoni te fuqia e universit!
Artikuj të sugjeruar:
- Dua Lipa tregon se kjo sindromë e ndihmon me karrierën
- “Iu dha nënshtetësia për marketing”: Einxhel ka një qasje (& kërkesë) tjetër mbi pasaportën e Duas
- 28 Nëntor magjik me Dua Lipën dhe Coca-Cola Zero në skenë!
- Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare
- Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju frymëzojnë për surprizën e radhës