Trupi ka nevojë për vitaminën D, në mënyrë që kockat të jenë më të forta dhe më të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, vitamina D e ndihmon trupin të përthithë kalciumin, luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, si dhe zvogëlon rreziqet e inflamacionit.
Kur kjo vitaminë mungon, trupi dërgon disa sinjale, të cilat nëse po i has, mund të kesh mungesë të vitaminës D.
Po djersin më shumë seç duhet
Djersa, veçanërisht në periudhën e dimrit mund të lidhet me mungesën e vitaminës D. Kjo ndodh sepse ndërkohë që aktiviteti i trupit vijon të jetë i njëjtë, temperatura e trupit ngrihet, edhe nëse mjedisi përreth nuk është aq i nxehtë.
Qartazi dhe në mënyrë të papritur ndihesh i/e lodhur
Mungesa e vitaminës D përkthehet me ndjesinë e lodhjes, edhe kur ke bërë mjaftueshëm gjumë. Studimet tregojnë se mungesa e kësaj vitamine shkakton edhe marrje mendsh.
Mund të ndihesh i/e trishtuar
Shumë gjëra të trishtojnë, ama, një arsye tjetër mund të jetë edhe vitamina D. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes depresionit dhe mungesës së vitaminës D, pasi kjo e fundit ndikon në disa sfera të trurit, duke aktivizuar edhe hormonet pozitive si: dopamina dhe serotonina.
Mund të ndiesh dhimbje në kocka dhe muskuj
Është vënë re se në disa persona të diagnostikuar me artrit, ka mungesë të vitaminës D dhe kjo shkakton dhimbje në muskuj dhe kocka. Nëse gjatë kohëve të fundit, ke ndjerë dhimbje apo bezdi në kyçe, ndoshta është momenti të masësh nivelin e vitaminës D.
Por, si ta furnizosh trupin me vitaminë D?
Që të marrësh vitaminën D, duhet të ekspozohesh në diell, por në të njëjtën kohë, të duhet të mbrohesh nga dielli me SPF, për shkak se ylli më i afërt me Tokën, është gjithashtu edhe ndër faktorët kryesorë për kancerin e lëkurës.
Pra, të duhet që vitaminën D ta ndërthurësh me dietën ushqimore. Sugjerohet të konsumosh: salmon, sardele, ton, vezë, djathë, kërpudha, qumësht, kos, si dhe drithëra dhe lëng portokalli.
Gjithashtu, vitamina D merret edhe përmes medikamenteve specifike, për të cilat duhet të konsultohesh me mjekun.
Artikuj të sugjeruar: