Celebrity

‘Ikën nga mbretëria për privatësi, tani bëjnë dokumentar’: Harry-Meghan u përgjigjen kritikave

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2022

‘Ikën nga mbretëria për privatësi, tani

Tani që dokumentari i Princit Harry dhe Meghan Markle doli zyrtarisht në Netflix, ata kanë qenë në qendër të kritikave.

Arsyeja? Njerëzit në internet vënë në dukje se ata u larguan nga mbretëria për më shumë privatësi, ndërsa tani po lejojnë kamerat t’i ndjekin në shtëpi dhe të tregojnë për jetën e tyre. Duket sikur kundërshtojnë njëra-tjetrën, apo jo?

Sekretarja e tyre e shtypit, Ashley Hansen, foli në rrugë zyrtare për thashethemet dhe kritikat. Ka një arsye të fortë që këto dy gjëra – pra dëshira për privatësi dhe realizimi i një dokumentari – duket sikur kundërshtojnë njëra-tjetrën, sipas përfaqësueses së Harry-t dhe Meghan-it. Kjo lidhet me faktin se ideja e largimit nga mbretëria për çështjen e privatësisë është plotësisht e rreme.

“Duka dhe Dukesha nuk e kanë përmendur kurrë privatësinë si arsyen e tërheqjes nga mbretëria," shpjegoi përfaqësuesja e tyre në një deklaratë për Entertainment Tonight. "Ky rrëfim i shtrembëruar kishte për qëllim ta bënte çiftin të heshtte. Në fakt, deklarata e tyre që njoftonte vendimin për t'u tërhequr nuk përmend asgjë për privatësinë dhe thekson dëshirën e tyre për të pasur rolet dhe detyrat publike.”

“Ata kanë zgjedhur të tregojnë historinë e tyre, sipas kushteve të tyre dhe megjithatë media tabloid ka krijuar një rrëfim krejtësisht të pavërtetë që përshkon mbulimin e shtypit dhe opinionin publik," tha ajo në një deklaratë tjetër për New York Times.

Në deklaratën zyrtare të Harry-t dhe Meghan-it në janar të vitit 2020, ata thanë se vendosën të tërhiqen nga mbretëria për të punuar dhe për të pasur pavarësi financiare.

Artikuj të rekomanduar: