E gjithë bota ishte kurioze për ta parë dokumentarin “Harry & Meghan”, përveç Kate Middleton dhe princit William.
Sipas “Vanity Fair”, çifti refuzoi ta shihte dokumentarin që në momentin që doli dhe kanë në plan të mbajnë të njëjtin qëndrim.
Një burim pranë mbretërorëve theksoi se Kate dhe William po ruajnë qetësinë dhe se aktualisht, dokumentari po merr shumë vëmendje, ndaj ata nuk duan të komentojnë çdo kthesë apo ngjarje që mund të ndodhë.
Gjithsesi, deri në serinë e tretë, Meghan dhe Harry nuk kanë thënë asgjë pikante, përpos deklaratës së Meghan se Kate dhe William, si shumica e britanikëve, nuk i kanë shumë qejf përqafimet.
Artikuj të sugjeruar:
- Meghan Markle thotë se princi William dhe Kate Middleton nuk donin ta përqafonin
- Nëse jeni kuriozë të dini si propozojnë princat, frymëzohuni nga princ Harry!
- Meghan zbulon pse nuk e veshi asnjëherë ngjyrën e kuqe kur jetonte në mbretëri
- Mami i Meghan-it e kuptoi që në takimin e parë që princi ishte 'i duhuri'
- Meghan Markle flet për kohën kur donte t’i jepte fund jetës: 'E vështirë, kur s'sheh një rrugëdalje'
- Tani më shumë se kurrë, princ William është më shumë sesa i inatosur me Harry dhe Meghan
- Që nga lotët e deri te puthja në kuzhinë: Fotot ekskluzive nga dokumentari i Harry & Meghan
- Duhet ta shihni trailer-in e dokumentarit të Meghan dhe Harry