Celebrity

Meghan Markle thotë se princi William dhe Kate Middleton nuk donin ta përqafonin

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2022

Meghan Markle thotë se princi William dhe Kate Middleton nuk donin ta
Getty Images

Princi William dhe Kate Middleton mund të marrin frymë të lehtësuar, pasi në 3 episodet e para të dokumentarit “Harry & Meghan”, nuk thanë shumë gjëra për çiftin mbretëror, përpos se ata nuk ishin persona që jepnin përqafime (dhe në fakt, Kate dhe William nuk duken fiks njerëzit që sapo i sheh, të dhurojnë një përqafim).

Meghan foli për takimin e tyre të parë, në vilën e Harry-t në Kensington dhe la të kuptohej se kur ajo kishte shkuar drejt Kate dhe William për t’i përqafuar, nuk u përball me të njëjtin entuziazëm. Por, Markle shtoi se përqafimi është një gjest i bezdisshëm për britanikët në përgjithësi, jo vetëm për mbretërorët.
 
“Kur Will dhe Kate erdhën për darkë dhe i takova për herë të parë, mbaj mend që kisha veshur xhinse të grisura dhe isha zbathur”, tha Meghan, e cila vijoi me çështjen e përqafimit. “Unë kam qenë gjithmonë një njeri përqafues dhe nuk e kuptoja që kjo ishte e bezdisshme për shumë britanikë. Fillova të kuptoja shumë shpejt se formaliteti i jashtëm, mbartej edhe brenda (në shtëpi)”.

Por, duke marrë parasysh marrëdhënien e tensionuar mes çifteve mbretërore, prisnim ndonjë koment më pikant nga Meghan.

Artikuj të sugjeruar: