Celebrity

Nëse jeni kuriozë të dini si propozojnë princat, frymëzohuni nga princ Harry!

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2022

Nëse jeni kuriozë të dini si propozojnë princat,

Që pas publikimit në Netflix të dokumentarit të princ Harry-it dhe Meghan Markle, njerëzia po mëson thuajse çdo detaj në lidhje me jetën e tyre personale. Pas gjithë ç'keni dëgjuar deri tani, erdhi radha e propozimit dhe momenti ishte kaq sharmant! 

Pas disa muajsh të lidhur në fshehtësi të plotë, Meghan dhe Harry konfirmuan romancën në nëntor të 2016-ës. U fejuan në nëntor të 2017, por nuk ndanë detaje deri në fund të vitit dhe s'mund të ishin më të lumtur për zgjedhjen e bërë. Në episodin e dytë, Harry thotë se në fakt do të donte të ishte fejuar me Meghan-in edhe më herët. 

"Doja t'i propozoja edhe më herët, por ishin ca protokolle që duhet të ndiqeshin. Kërkova leje nga gjyshja ime sepse s'mund ta bëja atë hap jashtë Britaninë."

Ku ndodhi momenti i shumëpritur?!

Në kopshtin jashtë Nottingham Cottage, që asokohe ishte dhe shtëpia ku Harry jetonte. Pavarësisht përpjekjeve të tij, propozimi nuk rezultoi të ishte fiks surprizë. 

Nëse jeni kuriozë të dini si propozojnë princat,

"Hapa një shishe shampanjë ndërkohë që ajo ishte në kuzhinë po merrej me pulën. Më pa dhe më tha: "Ti nuk pi shampanjë, me çfarë rasti kjo shishe?!" Unë ngela dhe i thash që s'e di. Ja ashtu kot. Në kopështin e Veriut, u përpoqa të distancohesha paksa nga stafi dhe mora 15 qirinj elektrikë. U ula në gjunjë, po sigurisht e bëra këtë dhe e pyta." - tregoi princi, ndërkohë Meghan shtoi se tha menjëherë "PO" gjithë gëzim dhe të dy s'po e besonin çfarë do të vinte më tej. 

Nëse ndonjëherë kishit kuriozitet si propozon një princ, Harry është shembulli klasik! 

Burimi: Cosmopolitan