Para se të vendosni për të marrë një hap tjetër me njeriun që dilni së fundmi, kini parasysh të pyesni mamin. Intuita e saj nuk gënjën! E ëma e Meghan Markle për shembull, e dinte që pas takimit të parë që princ Harry ishte "i duhuri" për vajzën e saj dhe ashtu ndodhi.
Në dokumentarin e ri të çiftit, e ëma e Markle u pyet nga producentët për herën e parë që vajza i kishte treguar në lidhje me romancën e re në 2016 e largët.
Doria, kujton bisedën e bërë në telefon me Meghan dhe thotë: "Mami kam filluar të dal me princ Harry-n!" (Mendoni për një çast reagimin e mamit tuaj pas këtyre fjalëve...)
Sigurisht edhe për nënën e Meghan-it erdhi pak surprizë dhe nuk e fshehu entuziazmin, por Meghan i kërkoi që ta mbante sekret sepse lidhja ishte ende e tillë.
"Në fillim ajo më tha ta mbaja sekret sepse askush s'mund ta dinte. Dukeshin shumë të lumtur bashkë. Ai një burrë i gjatë me flokë të kuqerremtë dhe me shumë etikë. Ishte kaq i sjellshëm, e ndjeva që do të ishte ai i duhuri për të."
Ndërkohë në një botë paralele, pallati mbretëror po përgatitet për "më të keqen" pas dy trailer-ave të publikuara ku çifti qartazi shprehej se nuk kishte asnjë mbrojtje nga familja mbretërore dhe se ndaj tyre është luajtur një "lojë e pistë".
- Meghan Markle flet për kohën kur donte t’i jepte fund jetës: 'E vështirë, kur s'sheh një rrugëdalje'
- Tani më shumë se kurrë, princ William është më shumë sesa i inatosur me Harry dhe Meghan
- Fustani i Meghan është kaq elegant, sensual dhe modern sa do t'ju fiksojë!
- Që nga lotët e deri te puthja në kuzhinë: Fotot ekskluzive nga dokumentari i Harry & Meghan