
Kjo nuk është një pamje nga një hotel, por nga zyrat e Twitter. Ju do pyesni se ç’bën një krevat në zyrë dhe përgjigjja nuk është ajo që mendoni.
Thuhet se Elon Musk po i kthen në hotel zyrat e Twitter-it, që punonjësit të punojnë orë shtesë, duke “u plotësuar” atyre kushtet e pushimit dhe duke u siguruar krevat, dollap, madje edhe shapka shtëpie.

Një ish-punonjës i Twitter tha se shefi Elon Musk po qëndron (dhe fle) në zyrën e tij që në momentin që mori drejtimin e aplikacionit dhe muajin e kaluar, dërgoi një e-mail dhe shkroi se i pret një kohë tejet e vështirë, që të arrijnë drejt suksesit.
Nisur nga fotot dhe rrëfimet, Departamenti i Inspektimit të Godinave në San Francisco do të kryejë të gjitha investigimet e duhura, për të parandaluar shkeljen e të drejtave të punonjësve.
Ndërkohë, Musk e ka argumentuar prezencën e krevateve brenda zyrave si një mënyrë për të parandaluar “lodhjen e punonjësve”.

Një tjetër foto e postuar nga “BBC”, tregon edhe se divanët e zyrave janë kthyer në shtretër për punonjësit. Edhe salla e konferencave ka një orë me alarm, si dhe një krevat të rregulluar.
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye West humb llogarinë në Twitter pas postimeve për nazistët dhe Hitlerin
- Elon Musk ironizon dhe akuzon Apple
- Trump tani mund të postojë në Twitter, por zgjedh të mos e bëjë dhe jo për arsyen që mendoni ju!
- Si rrallëherë, Elon Musk flet për vdekjen tragjike të të birit
- Efekti Elon Musk: Duket se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me shefat e tmerrshëm!
- Kaos në Twitter: Qindra punonjës japin dorëheqjen; kompania mbyll zyrat