Dokumentari i Meghan Markle dhe princ Harry-t shfaqet këtë mesnatë, por jo të gjithë janë të lumtur. Specifikisht familja mbretërore thuhet se është super e inatosur me dhe "e tmerruar" për çfarë do të publikohet në vijim.
Ekspertët mbretërorë bëjnë me dije se pjesa tjetër e familjes mbretërore "ndihet e keqtrajtuar nga çifti Sussex dhe veçanërisht princ William.".
Ata shtojnë se mbreti Charles "i është dorëzuar ky problem i tmerrshëm" që pas ngjitjes së tij në fron.
"Është një lloj gjëje që tensioni (ai midis vëllezërve) do të ishte përpjekur ta injoronte për aq kohë sa të mundej. Por ai nuk është ai lloj personi. Charles ka një temperament ndryshe dhe me siguri tani do të jetë duke kaluar një fazë shumë presionuese."- shprehen përfaqësuesit mbretëror.
Ndërkohë, princi William është gjithashtu shumë i inatosur përsa i përket projektit të ri, por përpiqet ta fshehë sa më shumë. Po të njëjtat burime thonë se William nuk e kupton të vëllain se çfarë është duke bërë dhe sesi kjo do ndikoj tek pjesa tjetër e familjes.
Se çfarë do të ndodhë në seritë e shkurtra të dokumentarit të "Harry & Meghan" e mbuloni në trailerin në vijim.