Hungaria bllokon paketën e mbështetjes prej 15.4 miliardë të BE-së për Ukrainën
Hungaria ka vënë veton ndaj paketës së propozuar të ndihmës financiare prej 15.4 miliardë funtesh të BE-së për Ukrainën në vitin 2023. Në vend të sigurimit të mbështetjes unanime për ndihmën për Ukrainën, vetoja e Hungarisë siguroi që 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhej të përpunonin një plan teknik më të komplikuar për të siguruar që ndihma të vazhdojë të rrjedhë në Kiev gjatë vitit të ri.
“Në fund u gjet një marrëveshje mbi formulimet që lejojnë një mënyrë fleksibël dhe të shpejtë për të shpërndarë fonde në Ukrainë pa ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si BE e menaxhon atë. fondeve. Unë them “marrëveshje”, por në realitet ajo marrëveshje ishte minus një”, tha kryetari i komitetit ekonomik dhe financiar të Këshillit të BE-së, Tuomas Saarenheimo, pas vendimit të Hungarisë.
27 vendet e BE-së tani kanë kohë deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim.
Viktima dhe të plagosur nga predhat ruse të hedhura në Ukrainë
Forcat ruse kanë vazhduar bombardimin e qyteteve dhe fshatrave në Ukrainën lindore, verilindore dhe jugore, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima.
Sipas kryebashkiakut të qytetit të vendosur nga Rusia, Alexey Kulemzin viktimat humbën jetën pas sulmeve me raketa artileri. Në rajonin Sumy, në kufirin rus, disa njerëz u plagosën nga granatimet, ndërsa guvernatori i rajonit Dmytro Zhyvytsky deklaroi se forcat ruse kishin gjuajtur 226 predha mbi shtatë vende.
Kina ndryshon krejt papritur masat anti-Covid
Kina ka tërhequr masat më kryesore të saj kundër Covid-19- përfshi këtu futjen me detyrim të njerëzve në qendra karantine- vetëm një javë pas protestave që u bënë pikërisht kundër kontrollit strikt.
Njerëzit që kanë Covid tani mund të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre sesa në institucione shtetërore nëse kanë simptoma të lehta apo po kalojnë virusin pa simptoma fare.
Ata gjithashtu nuk janë më të detyruar të tregojnë rezultatet e testeve në çdo vend ku shkojnë, ndonëse ju duhet ende një PCR për të shkollat apo spitalet. Njerëzit janë shprehur se ndihen të çliruar, por në të njëjtën kohë edhe të shqetësuar për ndryshimin e papritur.
Kina aktualisht po përpiqet të mësojë "të jetojë me virusin" duke hequr dorë nga politikat e rrepta, ndryshe nga pjesa tjetër e botës që prej muajsh ka reduktuar çdo masë.
Për thuajse tre vite me radhë të tilla masa shtrënguese kanë kontrolluar jetët e njerëzve duke ndryshuar njëherë e përgjithmonë normalitetin e tyre.
Organizata Trump, fajtore për manipulimet tatimore
Kompania e ish-presidentit Donald Trump ka rezultuar fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të hapur nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit. Një gjetje që bie në kundërshtim me praktikat financiare të biznesit të ish-liderit.
Të martën një juri shpalli fajtore dy entitete të Organizatës Trump lidhur me 17 akuzat e ngritura, përfshirë akuzat për konspiracion dhe falsifikim të dhënash.
Vendimi u mor pas dy ditë diskutimesh nga ana e jurisë. Organizata Trump u akuzua si bashkëpunëtore në një skemë nga drejtuesit kryesorë për të shmangur taksat individuale që rezultojnë nga përfitimet e punëdhënësit si apartamente pa qira dhe makina luksoze. Prokurorët kanë tre vjet që hetojnë ish-presidentin dhe bizneset e tij, megjithëse nuk pritet që dënimet të jenë aq të rënda sa të rrezikojnë të ardhmen e kompanisë së Trump.
Organizata Trump mund të gjobitet deri në 1.6 milion dollarë, një shumë relativisht e vogël për nga përmasat e kompanisë, por një dënim që mund t’i komplikojë disa nga marrëveshjes e saj në të ardhmen.
Trump, i cili njoftoi së fundmi se do të kandidonte përsëri për president, ka thënë se çështja kundër kompanisë së tij ishte pjesë e një “gjuetie shtrigash” me prapaskena politike dhe e orkestruar nga demokratët që duan të hakmerren.
Burimi: BBC, The Guardian