Flokët

Ta marrim vesh njëherë e mirë: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2022

Ta marrim vesh njëherë e mirë: Sa shpesh duhet t’i
Photo Credits: Stock Photo/ Getty Images

Sa shpesh duhet t'i lani flokët varet nga shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stilin e flokëve, se sa i yndyrshëm bëhet skalpi juaj dhe sa jetë aktive bëni.

Ja se si të kuptoni se çfarë funksionon për ju.

Në përgjithësi, këshillohet t’i lani flokët 2-3 herë në javë.

Por, nëse keni bërë trajtime të tilla, që i bëjnë flokët më të thatë – mund të jetë e nevojshme t’i lani edhe më rrallë se një herë në javë.

Nëse skalpi juaj është shumë i yndyrshëm, mund t'ju duhet ta lani flokun 1 herë në ditë, sipas Shoqatës së Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

Mosha gjithashtu mund të luajë një rol.

Gjatë pubertetit ne kemi këtë rritje të hormoneve dhe kështu gjëndrat e yndyrës mund të zmadhohen. Kështu, mund të jetë mirë që flokët të lahen më shpesh.

Lëkura jonë prodhon më pak vaj ndërsa plakemi.

Flokët tuaj mund të jenë më të prirur për t'u tharë ose dëmtuar, nëse janë kaçurrela ose me onde. Larja e këtij lloj floku shumë shpesh mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre, kështu që flokët e trashë dhe kaçurrela në përgjithësi nuk kanë nevojë të lahen çdo ditë.

Por ju duhet ta lani atë të paktën çdo dy deri në tre javë për të mbajtur skalpin dhe flokët tuaj të pastër dhe të shëndetshëm.

Nëse jeni duke përjetuar probleme të përhershme me kokën ose flokët tuaj - të tilla si zbokthi, humbja e flokëve, etj. - duhet të konsultoheni me një dermatolog.

Burimi: CNN