
Hilary Duff ka një grimier të ri të përkohshëm, djalin e saj Luca. Aktorja lejoi 8-vjeçarin të bënte ç’të donte me fytyrën e saj dhe rezultatin përfundimtar e publikoi në Instagram.
Luca ia mbajti detajet e grimit të fshehtë. Ia tregoi vetëm në fund. Kur Hilary e pyeti cili është vizioni i tij, Luca iu përgjigj: “S’ta them.” Shumë e papjekur nga ana e tij.
Sidoqoftë, pritja ia vlejti. Luca zgjodhi një buzëkuq të kuq dhe tone sysh që nuk përkonin me njëri-tjetrin.

“Është i lehtë, është unik. S’më kanë lyer kurrë kështu më parë, por më pëlqen. Sidomos pjesa e majtë,” tha Hilary.
Kjo lojë e vogël është krejt e padëmshme, ju ha të paktën gjysmë ore dhe ju argëton ju dhe fëmijët. Nëse jeni shtëpi me shumë Dashër ose Luanë, mund ta ktheni në konkurs.