
Getty Images
Raheem Sterling, sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares angleze u detyrua të niset direkt drejt Londrës për të qenë pranë familjes, pasi një grup personash i kanë bastisur shtëpinë dhe terrorizuar 3 fëmijët e vegjël.
Ende nuk dihet nëse janë vjedhur para apo sende me vlerë nga shtëpia, por ky moment i frikshëm për familjen e sulmuesit do të thotë se 27-vjeçari mund të mos i bashkohet skuadrës në Katar për pjesën tjetër të mbetur.
Sterling ka luajtur me Liverpool dhe Manchester City, aktualisht bën pjesë në skuadrën e Chelsea dhe është një element mjaft i rëndësishëm për ekipin anglez.