Trendin "washed denim" është rikthyer përsëri edhe në gjeneratën Z dhe duket kaq yll për t'u realizuar. Ideja është që të bëni një makeup të thjeshtë që ka si bazë një ton bojqielli të syve, pak të sfumuar.
Edhe nëse nuk jeni mjeshtre të grimit, mund ta krijoni lehtësisht. E kemi parë tek artiste si Hailey Bieber, Dua Lipa, Addison Rae apo Kendall Jenner.
Ama, të parat që e sollën trendin ishin Angelina Jolie, Britney Spears dhe Christina Aguilera.
Dhe në rast se nuk ia thoni fare për makeup, këtu gjeni një tutorial për grimin, në mënyrë që të keni një ide më të qartë :)
Burimi: Bustle