Celebrity

Skandali me Balenciaga: Drejtori artistik kërkon falje publike

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2022

Skandali me Balenciaga: Drejtori artistik kërkon falje publike

Gjatë javëve të fundit, Balenciaga është kritikuar ndjeshëm për fushtatat e saj problematike të marketingut,  të cilat shfaqnin fëmijë që mbanin arushë të veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Shtëpia e modës që atëherë ka kërkuar falje, ka tërhequr reklamat, ka premtuar hetime të brendshme dhe të jashtme dhe ka ngritur një padi prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të njërës prej reklamave.

Së fundmi, drejtori artistik i markës, Demna Gram ka kërkuar ndjesë publike përmes një postimi në Instagram ku pranon fajin për zgjedhjen e bërë.

"Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar të konceptit për fushatën me fëmijët dhe marr përsipër plotësisht përgjegjësinë time. Ishte e papërshtatshme të ishin fëmijët ata që promovonin objekte që s'kishin fare të bënin me ta. Pavarësisht se gjithmonë dua të provokoj ndonjë mendim me zgjedhjet e mia dhe punën time, kurrë nuk kam patur për qëllim të kisha si subjekt abuzimin e fëmijëve, një fenomen që unë vetë e dënoj. Duhet të mësoj prej kësaj, të dëgjoj dhe të ndërveproj me organizata që merren me mbrojtjen e fëmijëve për të parë sesi mund të kontribuoj në këtë kauzë të tmerrshme. Kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar prej pamjeve dhe Balenciaga po merr masat e duhura jo vetëm për të shmangur të tilla incidente në të ardhmen, por për të marrë përgjegjësinë që na takon në mbrojtjen e të vegjëlve në çdo lloj mënyre."- shkruan ai.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balenciaga by Demna (@demnagram)

Ndërkohë, njerëzit në TikTok po filmojnë video duke shkatërruar produktet e tyre Balenciaga. Dikush gris bluzën, atletet dhe të tjerë po djegin kuletat.

Njerëzit kanë vendosur që kjo të tjerë forma e tyre e protestës, duke bojkotuar firmën pas reklamave të diskutueshme që përfshinin fëmijë.