Llogaria e Kanye West është bllokuar nga Twitter pasi ai publikoi një dizajn që bashkonte svastikën dhe Yllin e Davidit, vetëm disa orë pasi lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët në një intervistë.
Shënim: Svastika është një simbol i lashtë që është shfaqur në shumë kultura në disa kontinente; është një simbol i zakonshëm në Azi, i përdodur nga hindutë, budistët dhe adhuruesit e feve të tjera. Pas vitit 1945, svastika u përdor nga Adolf Hitleri dhe u shndërrua në simbolin më famëkeq të urrejtjes, antisemitizmit dhe supremacisë së bardhë. Në SHBA dhe botën perëndimore, svastika shihet si një simbol i urrejtjes. Ylli i Davidit është simbol i njohur i identitetit hebre dhe judaizmit.
“Le ta mbajmë mend gjithmonë këtë si postimin tim të fundit në Twitter,” shkroi Kanye, duke postuar një imazh jo të këndshëm të Elon Musk gjysmë të zhveshur në një jaht. "Kjo është ok," u përgjigj Musk. "Kjo nuk është," shkroi ai në postimin e fshirë të svastikës.
“Bëra më të mirën. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet,” shkroi Musk.
Kanye West u shfaq së bashku me supremacistin e badhë* Nick Fuentes në InfoWars, një shfaqje e organizuar nga Alex Jones, ky i fundit i njohur për teoritë e tij konspirative të ekstremit të djathtë.
Supremacist i bardhë* – një person që beson se njerëzit e bardhë janë një racë superiore dhe për këtë arsye duhet të dominojnë shoqërinë, zakonisht në dëm të grupeve të tjera, veçanërisht njerëzve me ngjyrë ose hebrenjve.
"Unë shoh gjëra të mira për Hitlerin ... Çdo qenie njerëzore ka diçka me vlerë, veçanërisht Hitleri," tha Kanye. Jones u përgjigj: "Nazistët ishin banditë."
"Por ata bënë gjithashtu gjëra të mira," vijoi Kanye. “Duhet të ndalojmë së shari nazistët gjatë gjithë kohës.”
“Oh zot… vetëm sepse nuk të pëlqen një grup nuk do të thotë –” tha Jones para se të ndërpritej nga Kanye: “Unë e dua popullin hebre. Por unë gjithashtu i dua nazistët.”
"Unë nuk mendoj se Hitleri ishte një person i mirë," tha Jones më vonë. Kanye u përgjigj: “Ka shumë gjëra që më pëlqejnë te Hitleri. Shumë gjëra."
"Unë shoh gjëra pozitive edhe për Hitlerin," shtoi ai. "Ky person... shpiku autostradat, shpiku mikrofonin që përdor unë si muzikant. Nuk mund të thuash publikisht se ky person nuk ka bërë ndonjë gjë të mirë dhe më ka ardhur në majë të hundës kjo gjë.”
(Për kuriozitet: Jo, mikrofoni nuk u shpik nga Hitleri).
Në fund të tetorit, burime të shumta thanë për CNN se Kanye West ka qenë prej kohësh i magjepsur me Adolf Hitlerin dhe dikur donte t’i vendoste një albumi titullin “Hitler”.
“Ai lavdëronte Hitlerin duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të fitonte aq shumë pushtet dhe fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman,” tha një person që ka bashkëpunuar me Kanye-n për çështje biznesi.
Ai tha se Kanye fliste hapur për faktin që kishte lexuar "Mein Kampf", manifesti autobiografik i Hitlerit i vitit 1925 dhe shprehte "admirimin" e tij për nazistët, Hitlerin dhe propagandën e tyre. Sipas burimit, njerëzit në rrethin e ngushtë ishin “plotësisht të vetëdijshëm” për interesin e tij për Hitlerin.
- Ja si do t’i ndajnë Kim dhe Kanye 21 pronat e tyre
- Kim Kardashian heq dorë nga fushata e ardhshme me Balenciaga
- Kim & Kanye: Ish-çifti arrin marrëveshjen për divorcin
- Kanye West për skandalin e Balenciaga-s: ‘Të gjithë të famshmit janë të kontrolluar’
- Kanye West thotë se do të kandidojë sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024
- Kanye West thuhet se i tregonte stafit të Adidas foto intime të Kim-it