Shendeti i Gruas

Pyetjet tuaja më të sikletshme të periodave – marrin përgjigje tani!

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2022

Pyetjet tuaja më të sikletshme të periodave – marrin
Photo Credits: Seventeen

Periodat janë një pjesë normale e jetës dhe besoj se tani e kemi kaluar fazën ku kishim “turp” të flisnim për to.

Megjithatë, mund të ndodhë që përsëri të ndiheni në siklet kur ju duhet të pyesni për çështje të caktuara rreth tyre. Prandaj, bazuar në përgjigjet e gjinekologëve të ndryshëm, disa prej atyre pyetjeve “të sikletshme”, po u përgjigjemi ne.

Sa gjak është *shumë* gjak?

Sasia e gjakut gjatë periodave varion nga një sërë faktorësh si aktiviteti juaj i përditshëm etj. Disa njerëz kanë gjakderdhje në sasi më të madhe se disa të tjerë. Nëse keni gjakderdhje pas 7 ditësh ose më shumë, dhe në ditët e para ju duhet të ndërroni tamponin/linesin maksimumi çdo një orë, konsultohuni me një gjinekolog.

Pse gjaku ndonjëherë është kaf?

Ngjyra varet nga fluksi i gjakderdhjes. Mund të duhet kohë që gjaku të dalë nga mitra, përmes qafës së mitrës dhe më pas nga vagina. Gjaku i kuq është më i freskët, por me kalimin e kohës, ai do të marrë një ngjyrë më të errët. Pra, ndërsa kaloni në ditët tuaja me rrjedhje më të ngadaltë, gjaku ka më shumë gjasa të jetë në ngjyrë kafe.

Pse dal jashtë më shpesh kur jam me perioda?

Sikur dhimbjet e mesit të mos mjaftonin, shumë vajza kalojnë edhe atë që njihet si “diarreja e periodave”. Kjo është e zakonshme gjatë ciklit menstrual.

Prostaglandinat - të njëjtat kimikate që shkaktojnë dhimbjen e mesit, gjithashtu mund të shkaktojnë tkurrjen e zorrëve, duke çuar më pas në diarre.

Nëse nuk kam shumë gjakderdhje, a mund të mbaj një tampon/lines gjatë gjithë ditës?

Jo. Edhe nëse nuk keni shumë gjakderdhje, ju duhet ta ndërroni tamponin ose linesin çdo 4 deri në 8 orë.

Po kur shoh gjak të mpiksur?

Edhe në këtë rast nuk ka nevojë për panik. Nëse mendoni se situata është e pazakontë apo shqetësuese mund të konsultoheni me një gjinekolog, por mpiksjet rrallëherë janë shenjë e ndonjë gjëje të madhe.

Burimi: Seventeen