Fjalori i famshëm Merriam-Webster shpalli fjalën “gaslighting” si fjalën e vitit 2022. Nisur nga kjo, pyetëm ndjekësit tanë në @anabel.entertainment në Instagram për fjalët e vitit, referuar realitetit shqiptar.
Përgjigjet ishin nga më të ndryshmet, por ne kemi përzgjedhur ato më të përmendurat, të cilat i kemi renditur në disa grupe.
Fjalë që lidhen me situatën ekonomike:
1. Krizë
2. Lekë
3. Naftë
4. Inflacion
5. Energji
6. Karburant
7. Çmimet
Fjalë që lidhen me problemet sociale dhe politike:
1. Emigrim
2. Gomone
3. Angli
Fjalë që lidhen me marrëdhëniet, vetëdijen:
1. Manifestim
2. Toksik
Fjalë që lidhen me personazhë viralë ose të famshëm + trende:
1. Besprem/e
2. Influencer
3. Bora
4. Donald
5. Big Brother
Bonus: “Mir’ shpirt, vazhdo programin tënd” (Faleminderit gjyshes së Dojnës për këtë fjali).