
Ditët e fundit të jetës së mbretëreshë Elizabeth II po tregohen në librin e ri “Elizabeth: An Intimate Portrait”, nga shkrimtari mbretëror Gyles Brandreth.
Sipas tij, mbretëresha e ndjerë “bëri paqe me vdekjen” dhe e dinte se ditë pas dite, po i mbaronte koha për të jetuar.
Në këtë libër preken edhe thashethemet pas vdekjes së mbretëreshës dhe pretendimeve se ajo vuante nga një kancer i rrallë.
Brandreth hodhi poshtë thashethemet se mbretëresha vuante nga një kancer i rrallë që prek palcën e kockave. Ai tha se nuk është aspak për t’u habitur se mbretëresha vdiq nga mosha e thyer dhe se mjeku i saj e dëshmoi rënien graduale të monarkes.
“E vërteta është se Madhëria e Saj e dinte se koha e saj ishte e kufizuar. Ajo e pranoi këtë me hijeshi. Besimi ishte gjithçka për të. Ajo më tha se nuk ishte penduar”, shprehet për librin e ardhshëm Dr. Greenshields, i cili u kujdes për mbretëreshën në ditët e saj të fundit në pallatin në Balmoral.
Në libër thuhet gjithashtu se mbretëresha nisi të shfaqte shenja lodhjeje dhe mungese energjie në mënyrë të papritur, në vjeshtën e vitit 2021 dhe mjekët e këshilluan që të pushonte dhe të mos e mundonte veten aq shumë. Për këtë, Elizabeth i anuloi disa shfaqje publike.
Por, vdekja e mbretëreshës nuk erdhi në mënyrë të papritur, pasi një prej punonjësve besnikë të pallatit, i cili ka punuar për 30 vite në pallatin mbretëror, Douglas James Allan Glass, u shpreh se ndarja e saj nga jeta “ishte e pritshme dhe ne ishim mjaft të vetëdijshëm se do të ndodhte”.
Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare, në kështjellën Balmoral në Skoci dhe menjëherë, froni i kaloi mbretit Charles III.
Artikuj të sugjeruar:
- Tiara e preferuar e Kate Middleton qenka kaq e dhimbshme për t'u vënë!
- Nëse “The Crown” është një ndër serialet e tu të preferuar, mos e humb këtë listë
- Ç’janë “kthetrat e Markle” dhe pse të gjithë po flasin për to?
- Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do ta festojnë Krishtlindjen me familjen mbretërore, por pse?
- Ndryshime delikate në pallatin mbretëror: Titulli i Camilla-s mund të ndryshojë sërish
- Për herë të parë, Meghan Markle flet për vdekjen e mbretëreshës dhe princ Harry-n
- “Charles më do të vdekur”: Kjo vajzë pretendon se është fëmija sekret i Diana dhe Charles
- Gjithë sytë tek fotot që mbreti Charles mban në zyrë: Çfarë ka ndryshuar prej 2019?
- Mbreti Charles punësoi dikë që ta zgjojë çdo mëngjes, sepse kujt i duhet një alarm?
- Duhet të shihni portretin e ri të familjes mbretërore!
- Shihni se si do të duken monedhat e reja me portretin e mbretit Charles III
- Përpara se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Meghan Markle për paaak është ndarë nga princ Harry
- Libri i ri zbulon nofkën e keqe të stafit të pallatit për Meghan Markle
- Princ Andrew nuk donte fare, po fare që i vëllai të bëhej mbret
- Meghan Markle ka kërkuar takim “kokë më kokë” me mbretin Charles III
- Pse shkuan kaq shumë njerëz për të parë funeralin e mbretëreshës?
- Mbretëresha Elizabeth II e adhuroi Harry-n deri në fund, thotë historiani
- Në mënyrë gjeniale, mbretëresha Elizabeth II përdorte këta aksesorë për të dërguar sinjale sekrete
- Mbreti Charles III po planifikon të “shkarkojë nga detyra” pjesëtarë të familjes mbretërore
- Ç’do të ndodhë me kurorën, sferën dhe skeptrin e mbretëreshës Elizabeth II?
- Foto të jashtëzakonshme nga çfarë ndodhi dje, gjatë ceremonisë më madhështore të lamtumirës