
Si një formë për të goditur politikat vendase, sidomos ato që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjen e emigrantëve, qytetarët e Maqedonisë protestuan së fundmi në një mënyrë aspak të zakontë.

Ata vendosën para bashkisë së Shkupit qindra palë këpucë që simbolizojnë familjarët e tyre që janë larguar nga Maqedonia drejt një vendi më të zhvilluar. Ndonëse protesta e heshtur ndodhi disa ditë më parë, së fundmi fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. “Ne meritojnë më mirë”, ishte slogani i tyre që përqëndrohej te përkeqësimi i situatës ekonomike dhe kushtet e vështira sociale.

Qytetarët kërkuan që qeveria të marrë masa për të përmirësuar situatën ekonomike dhe sociale si edhe të ndalojë emigrimin masiv.


Në lidhje me vendin tonë: Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve që kanë emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar dhe me grada shkencore. Bazuar në një studim të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, duke intervistuar 720 doktorantë dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit, shumica e “diasporës shkencore shqiptare” nuk dëshiron të kthehet.
Një sondazh i Gallup në 2017-n gjeti se 56% e shqiptarëve dëshirojnë të emigrojnë. Numri i atyre që duan të ikin shënoi rritje në raport me sondazhin e vitit 2012, ku 36% e shqiptarëve kishin në plan të emigronin.
Pas intervistave me emigrantët shqiptarë, u arrit në përfundimin se gjysma e tyre, afërisht 49%, nuk ka në plan të kthehet në Shqipëri, 32% u përgjigjën se “vijnë në Shqipëri për të punuar, pas një periudhe kohore jashtë vendit”, dhe vetëm 4% thanë: “do të kthehem në Shqipëri pas diplomimit, të punoj”.
Për të tjera detaje, klikoni këtu.


