Së shpejti, ndoshta njerëzit do të mund të ecin me 11 km/h, rreth 3 herë më shpejt se zakonisht – e gjitha falë një pajisjeje të krijuar së fundmi.
Shift Robotics, një kompani start-up amerikane, ka krijuar një pajisje që lidhet me këpucët dhe rrit shpejtësinë deri në 250%.
"Moonwalkers" janë si patina, por ju nuk e humbni ekuilibrin. Falë algoritmit të pajisjes, ato lëvizin vetëm kur doni ju: mund të ndalojnë kur të doni, të kyçen për të ngjitur ose zbritur shkallët dhe rregullojnë automatikisht shpejtësinë e tyre kur jeni duke zbritur.
Për shembull, do të hipni në autobus: ju duhet vetëm të ngrini thembrën e djathtë dhe më pas ta vendosni përsëri në tokë, në mënyrë që frena elektronike të bllokojë plotësisht rrotat.
Themeluesi i kompanisë, Xunjie Zhang, tha për Euronews se ideja për shpikjen lini pasi për pak u përplas teksa shkonte me skuter në punë.
“E pyeta veten se pse nuk shkoj kurrë në këmbë në punë – dhe nuk jam vetëm unë, por shumë njerëz nuk ecin në këmbë për në punë, gjë që është e çuditshme duke pasur parasysh se është me e sigurt, më e lehtë dhe më e përshtatshme, plus më e mirë për mjedisin.”
Pyetja që kemi: A është testuar pajisja për rrugë jo të asfaltuara?! o.O