Fashion News

Seksualizim dhe pornografi e fëmijëve: Balenciaga kërkon falje për ‘fushatën e neveritshme’

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2022

Seksualizim dhe pornografi e fëmijëve: Balenciaga kërkon falje

Balenciaga kërkoi falje dhe fshiu fushatën e fundit, pasi ajo ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale.

Seria e reklamave paraqiste fëmijë që mbanin çanta prej pellushi (me detaje të ngjashme të S&M, sadizëm dhe mazokizëm që lidhen me praktikën e dhunës gjatë seksit). Një tjetër foto, shfaqej një çantë sipër disa dokumenteve nga Gjykata e Lartë në lidhje me rastet e pornografisë së fëmijëve.

Në një deklaratë të postuar në Instagram Stories, Balenciaga kërkoi falje për reklamat që shfaqnin fëmijë të vegjël që mbanin çantat, të cilat shumë i quajtën “të neveritshme" dhe që “seksualizojnë fëmijët”, duke thënë: "Ne sinqerisht kërkojmë falje për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar fushata. Çantat tona nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë. Ne e kemi hequr menjëherë fushatën nga të gjitha platformat.”

Dy orë më vonë, Balenciaga kërkoi sërish falje, pasi u vu në dukje se në një tavolinë ishin shfaqur dokumente gjyqësore në lidhje me një rast të diskutueshëm të lidhur me pornografinë e fëmijëve.

Seksualizim dhe pornografi e fëmijëve: Balenciaga kërkon falje

"Ne kërkojmë ndjesë për shfaqjen e dokumenteve shqetësuese në fushatën tonë. Ne e marrim këtë çështje shumë seriozisht dhe po marrim masa ligjore kundër palëve përgjegjëse për krijimin e setit dhe përfshirjen e artikujve të pamiratuar për setin fotografik të fushatës Pranverë 2023.”

Shumë njerëz e konsideruan qasjen e Balenciaga-s ndaj marketingut si “të neveritshme”. “Unë e kuptoj se shumë nga marketingu i Balenciaga-s lidhet me fushatat që të godasin, por kjo është thjesht e neveritshme’.