Horoscope

Miqësia sipas yjeve

Çdo shenjë e zodiakut ka mënyra të ndryshme për tu lidhur me të tjerët e për të zgjatur më shumë një miqësi. Në bazë të karakteristikave të tyre, mund të gjeni në krahët e kujt mund të ngushëlloheni, ai/ajo që ju motivon apo kush ju jep një sërë këshillash të vlefshme.

Një mik DASHI (21 Mars - 20 Prill)

Nga ai mund të presësh ndershmërinë më të plotë dhe të vrazhdë nëse është e nevojshme. Besojini një miku të shenjës së Dashit dhe bujarisë së tij.

Një mik DEMI ( 21 Prill - 20 Maj)

Ju mund të mbështeteni tek ai. Është shumë i mirë për t'ju dëgjuar dhe këshilluar. Gjithmonë gati për të qënë pranë jush. Një mik i shenjës së Demit fokusohet në raportet që zgjasin, edhe në miqësi. Miq përgjithmonë!

Një mik BINJAKËT (21 Maj - 21 Qershor)

Ju infekton me dashamirësinë e tij dhe arrin t’ju mbush me gëzim dhe pozitivitet me iniciativat e tij të shumta. Gjithmonë plot fantazi, është personi ideal për ta pasur pranë nëse keni frikë të mërziteni.

Një mik GAFORRJA (22 Qershor - 22 Korrik)

Është ai që ju jep ëmbëlsi dhe këshilla të vlefshme. Me gjithë ndjeshmërine që kanë, do të jenë gjithmonë në gjendje t’ju kuptojnë dhe paralajmërojnë për njerëzit jo të sinqertë. Një mik për të mos u humbur!

Një mik LUANI (23 Korrik - 22 Gusht)

Me të ndjeheni e rrethuar nga një valë ngrohtësie dhe bujarie. Gjithmonë i gatshëm për të bërë dhurata e mbi të gjitha do t'ju bëjë të ndiheni sikur të ishin pjesë e familjes. Një mik LUAN meriton të trajtohet me shumë kujdes.

Një mik VIRGJËRESHA (23 Gusht - 22 Shtator)

Mund t'i drejtoheni atij si një udhëzues i vërtetë shpirtëror. I famshëm për gjykimin e tij, është gjithmonë i gatshëm të të japë një këshillë, duke i kushtuar rëndësi fjalëve. Do të bënit mirë ta dëgjonit!

Një mik PESHORJA (23 Shtator - 23 Tetor)

Argëtimi me siguri nuk do t’ju mungojë me një mik të kësaj shenje! Askush më mirë nuk është në gjendje t’ju bëjë të harroni problemet dhe të shpërqëndroheni në mënyrën më fantastike. I jep kthjellësi jetës suaj.

Një mik AKREPI (24 Tetor - 22 Nentor)

Mund të mbështetesh gjithmonë tek një aleat i tillë dhe që është i gatshëm të luftojë krah teje. Të njeh në detaje, si pak të tjerë dhe ndaj di si t'ju vlerësojë për atë që ju jeni.

Një mik SHIGJETARI (23 Nentor - 21 Dhjetor)

Lumturia e bën padron! Në gjendje të të rrethojë gjithmonë me alegri, humor të mirë dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja. Është personi i duhur për ju, kur ju duhet një dozë e mirë optimizmi.

Një mik BRICJAPI (22 Dhjetor - 20 Janar)

Mund të mbështetesh tek ai në çdo kohë. Një mik i shënjës së Bricjapit është dhe do të jetë gjithmonë aty sepse edhe dashuria e tij është e sinqertë.

Një mik UJORI (21 Janar - 19 Shkurt)

Nëse keni një mik të shenjës së Ujorit, keni kështu një mik të aventurës. Duket sikur ai jeton në një botë krejtësisht të tijën, por është gjithmonë i gatshëm t'ju marr edhe ju aty, për të ndarë ëndrrat, fantazitë, projektet dhe ta bëjë jetën tuaj edhe më të bukur.

Një mik PESHQIT (20 Shkurt - 20 Mars)

Nëse keni një mik të kësaj shenje nuk do t'ju mungojë dikush me të cilin ju mund të flisni. Gjithmonë i gatshëm për të qëndruar afër, ka një intuitë për të kuptuar njerëzit, cilësi që e bën miqësinë me të shumë të ngushtë dhe të sinqertë.

Burimi: Al Femminile

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨