Celebrity

Hmm, po me Leo-n dhe Gigi-n ç'po bëhet?

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2022

Hmm, po me Leo-n dhe Gigi-n ç'po bëhet?

Nëse kishit kohë pa dëgjuar prej tyre, mos u bëni merak. Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio vazhdojnë të takohen dhe jo vetëm kaq, por ka të reja! Njohja e dyshes duket se po bëhet serioze sepse si Leo ashtu dhe Gigi kombinojnë me njëri-tjetrin më shumë nga ç'mund të mendonin të gjithë. 

Gigi, 27-vjeç e adhuron faktin që Leo- 48 vjeç dhe single- e kupton dhe respekton oraret dhe axhendën e saj të zënë si nënë e re. Nga ana tjetër, aktorit i pëlqen pjekuria e saj.

"Gigi po kalon shumë kohë me Leon në Neë York. Ai e kupton dhe respekton jetën e saj mes të qënit nënë dhe në punë prandaj dhe oraret e tij përpiqet t'i kombinojë kur modelja ka kohë. Gigi është shumë e dhënë pas tij sepse Leo po tregohet zotëri dhe shumë, po shumë romantik."- janë shprehur burimë pranë dyshes.

Si DiCaprio ashtu dhe Hadidi po përpiqen 100% ta mbajën lidhjen e tyre sekrete, por kjo e fundit po e shijon kaq shumë sa nuk mund të mos ndajë ca detaje nga takimet me të.

Çfarë dimë ne tjetër?

Njohja ka nisur që në shtator dhe që prej atij muaji nuk janë ndarë më kurrë. Leo, ashtu siç nuk e prisnim është shumë i dhënë pas Gigi-it sepse çuditërisht kanë të njëjtat pikëpamje në në shumë aspekte. Kujtojmë se Leo pak kohë më parë u nda nga Camila Morrone pas 4 vitesh, ndërsa Gigi u nda nga Zayn Malik në tetor të 2021-shit , por marrëdhënia e tyre është miqësore për hir të vogëlushes 2-vjeç, Khai.

Burimi: Cosmopolitan