Celebrity

Si rrallëherë, Elon Musk flet për vdekjen tragjike të të birit

Shkruar nga Anabel

22 Nëntor 2022

Si rrallëherë, Elon Musk flet për vdekjen tragjike të
Alamy Stock Photo

Elon Musk ka folur për vdekjen tragjike të të birit në një postim në Twitter.

“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”, shkroi Musk.

Si rrallëherë, Elon Musk flet për vdekjen tragjike të
@elonmusk / Twitter

Duke rrëfyer përvojën e tij, Elon adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në Twitter dhe tha se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, në fakt ishin lajme të rreme.

Elon Musk e lidhi vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë me ngjarjen dhe përjetimin e tij. Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexander, vdiq në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Ndërsa në postimin e tij, konspiracionisti Jones, u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi një inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.

Nga të shtënat, gjetën vdekjen 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë.

Artikuj të sugjeruar: