Metropolitan

Kampionati Botëror: Presidenti i FIFA-s kritikon gjithë botën, por jo Shqipërinë

Kampionati Botëror: Presidenti i FIFA-s kritikon gjithë botën,

Në nisjen e Kampionatit Botëror të Futbollit, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbajti një fjalim të gjatë rreth një orë para ndeshjes hapëse, ku përmendi ndër të tjera edhe vendin tonë.

Katari është përballur me një sërë kritikash që nga viti 2010, kur u zgjodh nga FIFA për të pritur turneun më të madh të futbollit në botë. Në raporte është dokumentuar se punëtorët emigrantë që ndërtuan stadiumet e Kupës së Botës në Katar shpesh punonin me orë të gjata në kushte të vështira dhe u përballën me diskriminim dhe abuzime të tjera. Katari është kritikuar shpesh edhe për ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, kufizojnë disa liri për gratë dhe nuk ofrojnë shtetësi për migrantët.

Në fjalën e tij, Infantino kritikoi vendet europiane për standardet e dyfishta. "Sa homoseksualë u ndoqën penalisht në Europë?" tha ai, duke përsëritur komentet e mëparshme se vendet europiane kishin ligje të ngjashme deri në gjeneratat e fundit. “Më falni, ishte një proces. Duket se harrojmë.” Ai kujtoi se në një rajon të Zvicrës, gratë patën të drejtën e votës vetëm në vitet 1990.

Infantino qortoi vendet europiane dhe të Amerikës së Veriut, për faktin që nuk u hapën dyert vajzave afgane që tentuan të largoheshin nga vendi vitin e kaluar. Këtu ai përmendi shembullin e Shqipërisë:

“Falë ndihmës së Katarit, ne ishim në gjendje të shpëtonim më shumë se 160 vajza dhe gra, pjesa më e madhe nga Afganistani. Ne e bëmë këtë pasi na u premtua nga shumë vende në Perëndim përpara se t’i nxirrnim, se ata natyrisht që do t’i mikprisnin ato. 160, jo 1,600 apo 16,000. Unë besoj se na u premtua kjo gjë sepse ata besonin që nuk do të arrinim t’i nxirrnim jashtë vendit. Por sapo i nxorëm jashtë vendit, falë ndihmës së Katarit, i sollëm në Doha dhe ato po qëndronin në një nga komplekset e ndërtuara për Kupën e Botës, të gjithë vendet europiane dhe amerikane dhe të Amerikës së Veriut mbyllën dyert. [Na thanë] ‘jo, na vjen keq’, ‘nuk mundemi’, ‘nuk mundemi’. I vetmi vend që tha ‘Mirë, sillini këtu, sepse ne e dimë se çfarë do të thotë të vuash dhe të ikësh nga vendi yt’ ishte Shqipëria. Miku im Edi Rama tha, ‘Janë të mirëpritura në Shqipëri, ku mund të ndërtojnë një të ardhme’. Kështu që Shqipëria hapi dyer, nga të gjitha vendet, Shqipëria hapi dyert për refugjatet afgane që duhet të iknin sepse luanin futboll në Afganistan.”

Pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, Shqipëria u zotua të strehonte refugjatët që u larguan nga vendi sepse iu rrezikohej jeta. Ata u vendosën në hotele apo resorte turistike. Një grup artistësh afganë pikturuan një murale në kryeqytet për të falënderuar Shqipërinë si vend mikpritës.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

The World Championship: The president of FIFA criticizes the whole world, but not Albania

Kampionati Botëror: Presidenti i FIFA-s kritikon gjithë botën,

At the start of the FIFA World Cup, the president of FIFA, Gianni Infantino, gave a long speech about an hour before the opening match, where he mentioned, among other things, our country.

Qatar has faced a barrage of criticism since 2010, when it was chosen by FIFA to host the world's biggest soccer tournament. Reports have documented that migrant workers who built Qatar's World Cup stadiums often worked long hours in harsh conditions and faced discrimination and other abuses. Qatar has also often been criticized for laws that criminalize homosexuality, restrict some freedoms for women and do not offer citizenship to migrants.

In his speech, Infantino criticized European countries for double standards. "How many homosexuals were prosecuted in Europe?" he said, repeating earlier comments that European countries had similar laws until recent generations. "Sorry, it was a process. We seem to forget.” He recalled that in one region of Switzerland, women had the right to vote only in the 1990s.

Infantino scolded European and North American countries for not opening their doors to Afghan girls who tried to leave the country last year. Here he mentioned the example of Albania:

"Thanks to Qatar's help, we were able to rescue more than 160 girls and women, most of them from Afghanistan. We did this because we were promised by many countries in the West before we took them out that they would of course welcome them. 160, not 1,600 or 16,000. I believe we were promised this because they believed we wouldn't be able to get them out of the country. But as soon as we got them out of the country, thanks to the help of Qatar, we brought them to Doha and they were staying in one of the complexes built for the World Cup, all the European and American and North American countries closed their doors. [We were told] 'no, we're sorry', 'we can't', 'we can't'. The only country that said 'OK, bring them here, because we know what it means to suffer and run away from your country' was Albania. My friend Edi Rama said, 'They are welcome in Albania, where they can build a future'. So Albania opened its doors, of all countries, Albania opened its doors to Afghan refugees who had to flee because they played football in Afghanistan."