Social Buzz

Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në Instagram është fotoshop?

Shkruar nga Anabel

21 Nëntor 2022

Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në

Fotoja ikonike që bëri bashkë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi-n është jo vetëm më e famshmja dhe më e pëlqyera në Instagram për momentin, por një frymëzim për marketingun. Pavarësisht se është komentuar shumë si super gjetje nga ana e kompanisë së marketingut të Louis Vuitton, interneti sikur u zhgënjye pak nga "alibia" e re që është ngritur. 

Ka nga ana që thonë se fotoja është e edituar dhe se Cristiano dhe Lionel Messi nuk kanë qenë bashkë në një dhomë kur është shkrepur fotoja. Pse e mendojnë këtë?

Nisur nga disa video të shkëputura nga momentet e bashkëpunimit, ku gjatë xhirimeve Messi dhe Ronaldo nuk dukeshin të ishin në të njëjtin ambient. 

Videoja tashmë e fshirë, u publikua fillimisht nga Louis Vuitton në rrjete sociale dhe njerëzve nuk iu shpëtoi fakti që Annie Leibovitz i ka fotografuar futbollistët të ndarë nga njëri-tjetri. Qartazi, Twitter-it iu thye zemra dhe s'i mbeti gjë tjetër veçse ta shprehë zhgënjimin përmes statuseve.

Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në

Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në

Çfarë e bën edhe më të besueshëm faktin që fotoja më e pëlqyer mund të jetë fotoshop është një tjetër foto që qarkullon në internet.

Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në

Sidoqoftë, fotoshop ose jo, qëllimi u arrit dhe deri tani fotoja ku Messi dhe Ronaldo luajnë shah përballë njëri-tjetrit është një nga fotot më të pëlqyera të Instagramit me më shumë se 30 milionë likes.

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI