Celebrity Style

Emily Ratajkowski bëri veshjen perfekte për një ditë vjeshte dhe ju s'do t'i hiqni dot sytë

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2022

Emily Ratajkowski bëri veshjen perfekte për një ditë vjeshte

E keni vënë re se sapo i thoni trurit që e doni diçka është edhe psikologjikisht e provuar se do ta shihni kudo dhe kurdo! Quhet iluzioni i frekuencës dhe po, ekziston. Që t'ju thjeshtojmë pak- kohët e fundit keni parë shumë mini-funde asimetrike kombinuar me çizme deri tek gjuri, prandaj dhe Emrata ju del pa njoftuar për t'ju fiksuar edhe më shumë.

Emily Ratajkowski bëri veshjen perfekte për një ditë vjeshte

Emily Ratajkowski i përballon ditët e vjeshtës në New York me shumë stil, përmes një kombinimi që vështirë të mos i kushtosh vëmendje. 

Sapo shihni këtë foto ju ndjeni se doni ta provoni një veshje të tillë dhe ju themi se mund ta bëni pa shumë shpenzime.

Emily Ratajkowski bëri veshjen perfekte për një ditë vjeshte

Vetë Emrata ka veshur një fund Zara që kushton £26, një rrip bazik të thjeshtë që mund të jetë çfarëdo dhe një palë çizme që mund të jenë Jimmy Choo, por mund të jenë dhe Mango, si këto.

Emily Ratajkowski bëri veshjen perfekte për një ditë vjeshte

Mos harroni syzet dhe mbi të gjitha ruani at·ti·tude që ta bëni veshjen edhe më të veçantë. Aty është i gjithë sekreti! 

Burimi: Who What Wear