Një nga emrat e raportuar në mediat në Kosovë si pjesëmarrës në edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova” ishte këngëtari Art Abazi. Mirëpo, ky i fundit ka refuzuar ftesën duke theksuar se ka zgjedhur të përqendrohet te arti dhe jo fama.
“Meqenëse po më vijnë mesazhe pafund...Atëherë: Mes famës dhe artit, ka kohë që unë kam zgjedhur artin! Produksionet e BBVIP, si në Tiranë ashtu edhe Prishtinë, po ashtu i kam falenderuar me kohë për ftesën e tyre, mirëpo, Art Abazi është i fokusuar në studio, edhe në këngët që po punoj me shumë dashuri….Nëse një ditë do të vlerësohem për këtë…Ju përqafoj, Arti.” – shkruan ai.
Mesa duket, 3 muaj brenda ishin shumë për Artin dhe gocat nuk do të kenë mundësinë ta shohin nëpër shtëpi me kostume gri,
duke u stërvitur
ose duke kënduar këngë romantike me kitarë.
View this post on Instagram