Celebrity

Ok, Kim-i mund të ketë teknikën më të mirë të refuzimit (mund ta përdorësh edhe ti tani në dimër)

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2022

Ok, Kim-i mund të ketë teknikën më të mirë të
Kevin Mazur/MG22/Getty Images for The Met Museum/Vogue

Pete dhe Kim janë ndarë pas një lidhjeje që zgjati 9 muaj, por episodi i ri i “The Kardashians” na riktheu në vëmendjen daljen e çiftit në tapetin e kuq të Met Gala.

Pete, në episodin e xhiruar kur ai dhe Kim ishin ende bashkë, rikujtoi momentin kur Kim refuzoi t’i jepte numrin, sepse kishte veshur doreza.

“Të mbahet mend kur të kërkova numrin në eventin e fundit të Met Gala dhe ti bëre sikur nuk mund të ma jepje, sepse kishe veshur doreza?”, i tha Pete, duke iu referuar veshjes nga marka Balenciaga.

Kim buzëqeshi dhe ia ktheu: “A do të ma kërkosh sërish? Këtë herë, nuk kam veshur doreza”.

Komendiani theksoi se justifikimi i Kim ishte super i sjellshëm dhe i këndshëm. “E dija që ishte justifikim, por më mbahet mend që hipa në makinë dhe po mendoja: “Wow, ajo di si ta bëjë dikë të ndihet vërtet mirë”.

Dheeee çmimin për teknikën më të mirë e merr Kim Kardashian!

Pra, ki parasysh: Nëse nuk do t’i japësh numrin dikujt, thjesht thuaji: “Më vjen keq, kam veshur doreza”.

Me shumë gjasa, ai do e kuptojë, por nuk do i vijë keq, përkundrazi…

Artikuj të sugjeruar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI