Celebrity

Cristiano flet për ‘momentin më të keq’ kur i tregoi fëmijëve se humbën vëllain e vogël

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2022

Cristiano flet për ‘momentin më të keq’ kur i tregoi

Cristiano Ronaldo u tregua i sinqertë me fëmijët kur ai dhe partnerja, Georgina Rodriguez, humbën djalin pas lindjes. Kur çifti çoi në shtëpi motrën binjake të foshnjës së ndjerë, Bella, fëmijët kishin pyetje, i tha futbollisti gazetarit Piers Morgan në një intervistë.

“Fëmijët filluan të thonë: ‘Ku është bebi tjetër, ku është bebi tjetër?…Mami, ku është bebi tjetër?” tha Ronaldo. “Pas një jave unë [i thashë], ‘Le të jemi të sinqertë me fëmijët. Le t’u themi se, Ángel, që është emri i tij, shkoi në parajsë,” shtoi ai.

Cristiano Jr., 12 vjeç, dhe vëllezërit e motrat e tij - Alana, Eva dhe Mateo - tani e kuptojnë se vëllai i tyre i vogël ndërroi jetë. “Ata thonë, ‘Babi, unë e bëra këtë për Ángel-in dhe e drejtojnë drejt qiellit,” shpjegoi ai. “Gjë që më pëlqen shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk i gënjej fëmijët e mi, u them të vërtetën, që ishte një proces i vështirë.”

Ai e konsideroi atë moment si “më të keqin në jetën e tij” që pas vdekjes së të atit në vitin 2005.

Në prill 2022, Cristiano dhe Georgina njoftuan se humbën njërin prej binjakëve; foshnja ndërroi jetë gjatë lindjes, ndërsa vajza ishte e shëndetshme falë ndihmës së mjekëve.

Ronaldo është baba i pesë fëmijëve, tre prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga dy nëna surrogate: Cristiano Jr., binjakët Eva dhe Mateo, vogëlushja Alana Martina dhe foshnja Bella Esmeralda. Nëna e këtyre dy të fundit është Georgina.

 

MOS I HUMBISNI