Celebrity

Pyetja që po bëjnë të gjithë: Pse gocat e famshme vdesin për Pete Davidson?

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2022

Pyetja që po bëjnë të gjithë: Pse gocat e famshme
PAGE SIX

Pete Davidson ka dalë me shumë goca të bukura dhe super të famshme, duke nisur që nga Ariana Grande, Kim Kardashian dhe Emily Ratajkowski.

Tani, të gjithë pyesin veten se çfarë e bën Pete kaq tërheqës? Njerëzit në internet kanë dhënë mendimet e tyre dhe po, kanë të drejtë:

Sepse Pete duket shumë i sjellshëm dhe ka besim në ndjeshmërinë e tij.

Pete është 100% i dhënë pas të dashurës së tij.

Ka HUMOR! Gjithë çunat që kanë humor janë cool dhe super të suksesshëm me gocat. Sigurisht, ka të bëjë edhe gjatësia.

Ka një buzëqeshje të këndshme dhe të sinqertë.

Është shumë simpatik dhe i lirshëm.

Përkushtohet në marrëdhënie, pasi takon familjen e së dashurës, e prezanton atë me mamin e tij dhe ruan një raport të ngrohtë dhe mirëkuptues.

Ka një marrëdhënie fantastike me mamin dhe kjo tregon se ka shumë respekt për gratë.

Shkon në terapi dhe është shumë i hapur me sfidat ndaj shëndetit mendor.

Ka një anë të butë dhe shumë të lezetshme.

Artikuj të sugjeruar: