Përditësuar: U tha se do të jetë në ‘Big Brother VIP Kosova’, por këngëtari refuzon ftesën
Menjëherë pas zbulimit të datës së fillimit, detaje të reja vijnë nga Big Brother Vip Kosova. Burime për "Telegrafi" bëjnë me dije se 3 banorët e parë që mësohet se do t'i bashkohen shtëpisë së famshme janë: Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi.
Big Brother Vip Kosova do të nisë në 5 dhjetor nën drejtimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Deri më tani është zbuluar gjithashtu emri i një prej opinionistëve dhe bëhet fjalë për Olti Currin.
Banori që del i fundit nga shtëpia do të marrë një çek prej 200,000 euro, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e “Big Brother Vip Albania”.