Një prej investimeve që s'duhet ta mendoni 2 herë janë padyshim çizmet e reja! Le ta pranojmë se në të shumtën e rasteve këmbët tona duken edhe më bukur me to sesa me taka, por padyshim varet nga shijet dhe stili i secilës prej nesh.
Një palë çizme të duhura janë MUST, prandaj më mirë kurseni ca elementë të tjerë dhe bëni blerje të zgjuara, që mund t'ju ndryshojnë komplet veshjen dhe rrjedhimisht ditën.
Jo domosdoshmërisht duhet të jenë marka të njohura, mjafton që lëkura e tyre të jetë rezistente dhe reale. Vetëm kështu do të dukeni chic, me vetëbesim dhe seksi në të njëjtën kohë.
Çizmet e gjata mbi ose pak nën gju mund t'i vishni me çfarë të doni ju. Duke nisur nga mini-fundet, e deri tek fustanet e gjata me pala apo palltot gjer në fund të këmbëve.
Për t'u dukur dyfish më cool, pantallonat e gjera treçerekshe janë një tjetër opsion!
Burimi: Who What Wear